• |
ide | kryesore

Rama i përgjigjet ambasadores Kim: Nuk është presion të kërkosh hetimin e një personi “non grata”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa fliste për Reformën në Drejtësi kryeministri Edi Rama iu përgjigj ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila u shpreh se “do ta dimë që reforma në drejtësi ka qenë e suksesshme kur të mos mendojmë më se është me vend që udhëheqës politikë në pushtet apo jashtë pushtetit të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të këtij apo atij, të thuhet se drejtësia jepet vetëm kur në burg futet tjetri dhe se drejtësi nuk bëhet kur në burg futen të mitë”. Kryeministri Edi Rama tha se nuk është presion të kërkosh hetimin e një njeriu të shpallur “non grata”, sidomos kur e bën “një vit pas kësaj shpalljeje dhe pasi Sekretari Amerikan i Shtetit ka deklaruar se institucionet e vendit tonë duhet të bëjnë punën e tyre”.

“Si njeriu që është sulmuar më shumë për këtë reformë, jo vetëm nga kundërshtarët, por edhe mbështetësit e tij, unë besoj që të drejtën për të ndarë mendimin tim për punët e drejtësisë së re, nuk ma heq askush. Kujtoj se i kemi mbështetur të gjitha veprimet dhe vendimet e SPAK-ut, pa ekuivok dhe pa komente; kujtoj se e kemi bërë të qartë qysh në krye të herës se për ne nuk ka të paprekshëm dhe se çdokush në radhët tona, që me drejtësinë ka llogari të hapur, derën e kësaj partie e ka të mbyllur; kujtoj gjithashtu se nëse sot, ish-ministra, ish-deputetë apo ish-kryebashkiakë që tani janë prapa hekurave, ky është vetëm rezultat i një fakti shumë kokëfortë, që është se as unë dhe askush nga ne, nuk jemi angazhuar në rrugën e kësaj reforme për ta përdorur politikisht drejtësinë dhe as për të sulmuar politikisht kundërshtarët politikë, siç ka ndodhur gjatë gjithë historisë”, tha Rama.



23 Comments

  1. Hi hi hi
    Tha rama….
    Kur flet kjo bushtër është njësojë sikur dhihet një lopë…
    Frazat e ramë gonorrese ….
    njësojë si bajgat në pranverë.
    Neveri.

  2. O ram , a ka na i vend tjeter ne evrope ku qeveritaret kane vjedh vagonat e trenave ? A ka na i vend me evrope ku nuk ka hekurudhe pervec shqiperise ??
    A ka i vend ku nuk lejohet hyrja e kompanive te huaja ? Ishin si ishin por ata para teje nuk i kane bere keto gafa

    1. Perse Rama nuk kerkon qe te hetohen edhe te tjeret non gratta si Dako i Durresit, Doshi etj. Pse vetem Berisha. Kesaj i thone qe neser te hetohet vetem Rama per vjedhje e korrupsion ne qeveri e te mos hetohen ministrat e ishministrat. Nuk eshte e drejte o te gjithe o s’ka.

  3. Sipas teje o karooooominister mund te mos jete presion, por sdq do te konsiderohet per ty “PENSION” ne rastin me te mire, dhe nese vazhdon ta luash ate byçen e vogel, ta bejne “Non grata, e vinci una cela”….. capisciiiiiiii…. o nyje me gunga

  4. Jane teatro. Kim dhe Spak po behen gati per te hetuar Berishen. Ramen e nxjerrin si tellall pa breke ne byth

  5. presion nuk esjht ti kujtosh prokuroris qe duhet te vej para drejtsis kriminela, vazhdo gjigand ne rrugen tate

  6. Nuk mund te quhet presion tu kerkosh llogari atyre qe spo bejne punen e vet, ne kte rast spaku. Kriminelet duhet te jene ne burg. Bravo z Rama qe po vazhdoni te flisni mbi kete ceshtje

    1. Rama nuk po i ben presion askujt. Sali Berisha ka bere vrasje dhe vjedhje pafund dhe po i vjen dita qe te denohet per te gjitha krimet e bera

  7. Ky qe thoni ju presion nuk quhet i till. Rama po i kujton prokuroris qe te bej punen qe i takon dhe jo te lej kriminel akoma te lire

  8. Amerika vete e shpalli non grata. Te hetohet e te denohet per masakrat qe ka bere ne ket vend e qe i dim te gjith

  9. Ska lidhje me presionin , thjesht Edi Rama eshte nje politikan qe po kerkon drejtesi dhe non grada e ka hak qe te denohet .

  10. po sigurisht qe seshte presion sepse po thua te verteten dhe do qe kjo e vertete te dal ne mes te te gjitheve qe edhe ju te shpetoni nga sal hajduti

  11. Sa shume vjedhje ka bere saliu ,ky presion seshte asnje gje jua sigurioj Kim…ai bereisha duhet zhduk nga jeta jone

  12. Perderisa Amerika e ka nxjerre nongrata Berishen athere normal qe do ta kerkoje Rama hetimet e Spakut per ate person.

  13. Ai non grada duhet te marre denimin qe meriton per krimet qe ka bere e jo te pretendoj te vi perseri ne pushtet

  14. Pse e shofin si presion , apo i nxorri berisha tani te flasin se kishin rene qetesi at , ja mbush xhepat dannoci normale do e mbrojn , a kriminela aa

  15. Salih Berisha eshte shpallur non grata nga USA dhe drejtesia shqiptare duhet ta coje aty ku ka vendin ….ne BURG

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *