• |
ide | kryesore

Video/ Inter lë Allegrin pa trofe, rrëmben Kupën pas 11 vjetësh: penalltitë përmbysin Juventus, sherr në pankina

-Instant, F1, Sport, Video



Interi fiton Kupën e Italisë për herë të tetë në historinë e tyre, duke mundur Juventusin në finalen e Olimpicos 4-2 në kohët shtesë. Një ndeshje plot emocione dhe përmbysje e kundërpërmbysje, që u zhbllokua në minutën e 7 nga një goditje spektakolare nga distanca e Barella për avantazhin e Interit. Në fillimin e pjesës së dytë Juventusi e përmbysi situatën brenda tetëdhjetë sekondave, duke barazuar me Alex Sandron dhe duke shënuar 2-1 me Vlahovic. Penalltitë rikthyen ndeshjen në favor të milanezëve: Calhanoglu në minutën e 80 e çoi ndeshjen në kohën shtesë, ku shpërtheu Ivan Perisic: dygolëshi i tij, me një gol me penallti dhe tjetri në kryqëzimin e shtyllave, i dha Kupën e Italisë Interit të Simone Inzaghit. Asnjë trofe për Juventusin, 10 sezone pas herës së fundit.

Tension i lartë e nerva në pankina gjatë finales së Kupës së Italisë. Në minutat e fundit, para përfundimit të kohës së rregullt, gjakrat u ndezën në penalltinë e parë të dhënë për zikaltrit, e më pas fjalë të rënda fluturuan pas një faulli të Lautaros ndaj Chiellinit dhe një Allegri i tërbuar del nga zona e tij teknike duke u përplasur me Massimiliano Farris, ndihmësin e Simone Inzaghit. Një përplasje e nxehtë kokë më kokë që detyroi arbitrin Valeri të ndërhyjë fillimisht duke i paralajmëruar të dy dhe më pas duke përjashtuar trajnerin e Juventusit nga fusha pas një tjetër përplasjeje mes pankinave në kohën shtesë, pas 4-2 të Perisic, që vulosi ndeshjen.

Duartrokitje për të gjithë, por Kupa më e çmendur e Italisë në histori shkon për një Inter… të pafund që vrapon me Barella, mund të dorëzohej pas dy shuplakave në fillimin e pjesës së dytë të dhëna nga një Juventus i pikëlluar, por në vend të kësaj rimori kohën shtesë me penalltinë e Calhanoglu, për faullin e Bonucci ndaj Lautaros, përpara se të diferencohej me dygolëshin e një Perisic fantastik. Pas Superkupës, Inzaghi befason akoma Allegrin, i përjashtuar në fund pas një sherri masiv mes pankinave dhe vendos trofeun e dytë në palmares. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në kampionat. E sigurtë për mbrëmjen e sotme ishte se dy rivalët historikë dhuruan një film plot emocione, me radhën e pashmangshme të polemikave. Por, me mbi 170 vende të lidhura live, kjo finale ishte rekord edhe në arkëtime (mbi 5 milionë euro) duke u shndërruar në një reklamë për të promovuar produktin e futbollit italian dhe për të përmbysur një tendencë shqetësuese në dekadën e fundit në krahasim me ligat më të mira evropiane.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *