• |
ide | kryesore

Berisha në krye të PD/ Kim: Nuk ndryshojmë qëndrim për të

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim deklaroi në emisionin “Open” në News24 se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për personat të cilët janë shpallur publikisht nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minim të demokracisë është shumë i qartë. E pyetur për akuzat se ajo po kërkon të caktojë drejtuesit e opozitës dhe se nuk ka mbajtur qëndrime të forta ndaj aferave të qeverisë, Kim e mohoi.

“Mendoj se gabohen, me gjithë respektin, janë gabim. Ne nuk u themi njerëzve se për cilin të votojnë, qoftë në zgjedhje apo brenda në parti. Ajo që ne bëjmë është të japim faktet dhe bëjmë të qartë se cili është pozicioni i Shteteve të Bashkuara. Por në fund, si drejtohet dhe cili e drejton këtë vend është një vendim i popullit shqiptar” – tha Kim që më pas foli edhe për rikthimin e Berishës.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për personat të cilët janë shpallur publikisht nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minim të demokracisë është shumë i qartë. Prandaj nuk do ta përsëris sërish.

Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbi këtë çështje është shumë, shumë i qartë por përfundimi është se nuk do të kemi të bëjmë me dikë i cili është shpallur publikisht nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minim të demokracisë dhe do të ishte fatkeqësi nëse nuk do të kishim marrëdhënie normale me një parti me të cilën kemi pasur një marrëdhënie të veçantë për një kohë kaq të gjatë.

Ashtu siç e thashë më parë, ka shumë hapësira përparimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Por ka edhe hapësira në të cilat ne duam të vazhdojmë të japim mbështetjen tonë të fortë për përmirësim. Korrupsioni është një prej këtyre çështjeve. Nuk mendoj se çudit askënd ajo që shkruhet në raportet tona, që korrupsioni është një problem në të gjitha nivelet e qeverisë.

Ndaj mendoj se ka veprime që duhet të vazhdojnë të ndërmerren dhe të shpeshtohen për t’u përballur më këtë problem. Dhe mendoj se po shohim diçka të tillë dhe mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me qeverinë, opozitën, OJQ-të, me cilindo që është palë, për t’u përpjekur për përmirësimin e situatës” – tha Kim.

Ambasadorja u pyet edhe për raportet ndërkombëtare që janë të mbushur me kritika për qeverisjen.

“Mendoj se të gjithë këto raporte ia vlen të lexohen dhe të veprohet bazuar mbi to. E dini, misioni i USAID-it këtu është shumë specifik. Është të forcojë demokracinë dhe të krijojë një mjedis që ka vend jo vetëm për demokraci por edhe për përparim, transparencë, mirëqeverisje, punësim dhe pavarësi” – u përgjigj Kim. ©LAPSI.al



14 Comments

  1. Po na plasi kari. Ketu do jemi e do e shohesh si do ndryshoje qendrimi vetem se ti sdo jesh me ketu. Administrata juaj leftiste marksiste ndryshoi qendrim per Talebanet qe per 20 vjet i kishit ne kerkim nderkombetar e ishin armiqte numer 1 te Amerikes, ndersa sot i keni partnere. Ja mbathet nga Afganistani duke ju vene afat talebanet e qe ju i late si peshqesh dhe triliona dollare armatime e paisje ushtarake.

    Kjo administrate e deshtuar dhe e degjeneruar jeni ju saqe ju po i sillni fundin superfuqise amerikane ne bote, e keni bere Ameriken turp te botes.

    1. Asht shume,shume e veshtire te lepish peshtymen,aq ma shume kur ajo del nga goja e nji zyrtari te larte,pamvaresisht se i cilit shtet.
      Per SHBA-te asht pafundsisht e pamundur te anullohet nji nongrata sidomos mas padise qe ka ba Berisha.Reputacioni i administrates do t’ i te binte ne pikiate.
      Prandaj Yuri nuk mund te ndryshoje qendrim dhe per ma teper udhezimet nga majtisti Biden jane te prera.Yuri asht zyrtare e kesaj administrate dhe do t’shkoje pas vijes.
      Ashtu sic ,sot, zyrtaret – deputetet rilindas shkuan sipas vijes Rama-Vucic.

  2. Na u rrujt KARI!!!

    Nje kineze sorrosiste me pak eshte nje frymzim dhe hap para edhe me i madh dhe me i vendosur i rikthimit te nje opozite te forte sot dhe neser nje qeverisje ne te mire te Shqiperise dhe shqiptareve.

  3. Zonja po thote mbani Ramen edhe po u vodhi, edhe po u shkeli te drejtat, edhe po u bleu

    voten, edhe po u shembi shtepite, edhe po e dha pronen e asetet publike ne nje dore strategjikesh

    si puna e burrit te ministres, edhe po i largoi rinine nga Shqiperia, edhe po solli kriminele e trafikant

    ne parlament e administrate e bashki, edhe kur rrit ne menyre abuzuve cmimet duke vendos 100

    taksa si ato per naften, edhe kur zbaton ligjin ne menyre selektive, edhe kur u vendos patronazhiste

    edhe kur e mbush vendin me kulla betoni edhe kur mbush burgjet me fakire per fatura 30 mijelekshe,

    edhe kur me nje dore i jep Becchetit 120 milion euro qe te mbyll nje TV opozitar, edhe kur paguan

    nga taksat e qytetareve per inceneratore qe nuk ekzistojne.

  4. asnjehere nuk do ndryshoje qendrimi i USA kundrejt Non Grates Maloku do shkoje ne burg shume shpejt SPAK ka dosjen e tij ne sirtar dhe ajo nuk do ngelet aty po do hapet

  5. Po pse me deshire eshte kjo pune edhe une nuk e doja z Obama si president por e zgjodhi populli amerikan
    Keshtu eshte edhe per Berishen nese e do elektorati demokrat eshte ok vendos vota jo diktatura e fshehur me demokraci z. Kim

  6. Duket se te vetmet prova jane ato te Delines dhe Delina te vetmen prove ka ate “proven” ne plazhet nudo te Frances.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *