• |
ide | kryesore

Kim K zbulon kritikën e Kanye West ndaj veshjes së saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian po zbulon një nga pjesët më të vështira të ndarjes së saj nga Kanye “Ye” West.

Në episodin e fundit të The Kardashians, Kim i tha motrës së saj, Kourtney Kardashian, pse zgjedhja e veshjeve kishte qenë stresuese pas ndarjes.

“Arrita në pikën ku do t’i kërkoja këshilla për gjithçka, deri se cfarë të vishja”, rrëfeu Kim “Edhe tani kam sulme paniku, si ‘çfarë të vesh?”

Ajovuri në dukje se, ndërsa ish-i i saj e kishte stiluar për paraqitjen e saj në Saturday Night Live, ajo u vesh vetë për WSJ. Magazine 2021 Innovator Awards, diçka që e bëri atë “aq nervoze”.

“Unë thashë: “Si të vesh diçka që nuk është verifikuar paraprakisht?”, kujton Kardashian. “Ishte psikologjikisht e vështirë.”

Më pas tregoi se përfundoi e veshur me pamjen më të fundit Fendi X SKIMS, një fustan lëkure ngjyrë kafe të errët me doreza të ngjashme. Por, reperinuk ishte një fans i veshjes.

“Ai më telefonoi,” u shpreh themeluesja e Skims. “Më tha se karriera ime kishte mbaruar dhe më pas më tregoi një foto të Marge Simpson-it e veshur me diçka të ngjashme”.

Ngjarja e revistës erdhi vetëm disa javë pasi West u largua nga monologu i saj në SNL ku bëri shaka, “Unë u martova me reperin më të mirë të të gjitha kohërave. Jo vetëm kaq, ai është njeriu më i pasur me ngjyrë në Amerikë, një gjeni i talentuar, i ligjshëm, i cili më dha katër fëmijë. Pra, kur u divorcova me të, duhet të dini se kjo lidhej vetëm me një gjë: personalitetin e tij.”

“Unë ia tregova monologun, por ai thotë se nuk e ka lexuar kurrë, sikur thjesht nuk e ka lexuar tekstin”, i tha Kim Kourtney. “Kanye e kishte të vështirë me atë që thashë. Ai thotë: “Unë nuk i kam nënshkruar letrat e divorcit”.Më vonë gjatë episodit, sipërmarrësja edhe një herë reflektoi mbi sfidën e veshjes pa ndihmën e artistit./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *