• |
ide | kryesore

“Tërhiquni nga bordet e çmimeve, ju ka korruptuar Edi Rama”, Berisha ka një thirrje për biznesmenët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-Kryeministri Sali Berisha u kërkon biznesmenëve që janë pjesë e bordeve të çmimeve të ngritura nga qeveria për krizën globale, që të tërhiqen. Në një konferencë shtypi me gazetarët, Berisha iu drejtua atyre se prania në këto borde është e jashtëligjshme dhe për të mbajtur çmimet nën kontroll duhet vetëm indeksimi i tyre. Berisha i cilësoi ata si të korruptuar nga Kryeministri Edi Rama dhe paralajmëron se do të përballen me ligjin.

“Thirrje për të gjithë anëtarët e bordeve, largohuni nga bordet. Braktisni bordet sepse po merrni një rol të shëmtuar të mbrojtjes së një qeveria që vetëm vjedh. Unë ju garantoj ju se qëndrimi juaj në këto borde do t’u skalisë me të zeza në memorien e këtij vendi dhe këtij kombi. Çfarë biznesmenësh jeni ju që pranoni në kundërshtim me të gjitha rregullat e tregut në interes të një qeverie dhe një njeriu që vjedh nga mëngjesi në darkë t’u caktoni shqiptarëve çmimet ju? Nga buron kjo fuqi? Kush ja u dha juve këtë? Këto janë praktika staliniste anti-treg, anti-kushtetuese.

Ndaj dhe me praninë tuaj në borde, ju mund të fitoni lehtësira dhe të merrni dhe zarfe por turpëroni veten tuaj dhe bëheni absolutisht nesër përgjegjës para ligjit për këtë veprimtari që kryeni. Çmimet po rriten në mënyrë galopante, bordet po përligjin qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë ndaj rritjes së tyre. Ka vetëm një qëndrim kur rriten çmimet, indeksimi.

Zonja dhe zotërinj që rrini në bordet e përzgjedhura nga Edi Rama, nuk jeni ju indeksimi. Ju shkelmoni mbi qindra mijëra qytetarë që vuajnë nga kjo praktikë anti-demokratike, anti-kushtetuese, anti-treg. Prandaj tërhiquni! Gabuat. Ligji do të jetë ligj. Ju garantoj se sot Edi Rama ju ka korruptuar juve, por përgjegjësia është shumë më e madhe se kaq për ju. Ndaj dhe u kërkoj në emër të PD të largohen menjëherë nga bordet”, deklaroi Sali Berisha.



16 Comments

  1. Cmimet po rriten ne gjithe boten per shkak te shume ngjarjveve boterore rama ka ngritur shume grupe ne teren qe askush mos te abuzoj

  2. Berish te ishe ne krye te vendit ti do ishimmm ne gjendje te mjeruar por fati yne i mire qe kishim Ramen kryeminister pavaresisht gjerave qe na ndodhen si pandemia termeti tani lufta ne prap jemi mire dhe po ecim perpara e kjo fale Rames

  3. Po degjove salen, behesh hero.
    Po dole kumder, armik.
    Mendime dhe praktika bolshevike.
    Komunisti i fundit, jep mësime demokracie.
    Ca do degjojm akoma. Nga kurva plak.

  4. Pse te largohen nga bordet ? te prishen pune ty dhe bizneseve te miqte te tu qe nuk i vendosni me cmimet si tju doj qejfi

  5. kjo esht nje situat e veshtir jo vetem per ne po per te gjitha vendet. qeveria e ka menaxhuar sic duhet kte situate, se po te kishim ty ne krye do kishim marr fund me kohe

  6. Berisha nuk e hedh një minë nëse nuk e ka të sigurt që vret. Berisha është një nga vrasësit e Srberbenicës, miliona tonë nafte kanë shkuar nga Shkodra, Gjakova dhe Struga te Milloshevici. Ai e di që ndodhet në prag të një hetimi ndërkombëtar për shkak të thyerjes së embargos së naftës.Foli brace po flet dhe salihu i krimit

  7. Ai është një djall, një protagonist i së keqes, shkatërruesi më i madh i vendit. Berisha ka një ushtri një paramilitari të tmerrshme. Ky popull shpëtoi nga Enver Hoxha, nga pushtuesit, nga ky nuk shpëton dot nëse nuk do të ishte SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *