• |
ide | kryesore

Tjetër ngjarje e rëndë në Elbasan/ E rrahu bashkëshorti, gruaja tenton vetëvrasjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër rast i dhunës në familje është shënuar në Elbasan. Autoritet policore njoftojnë kanë arrestur në flagrancë 39-vjeçarin Xh.Sh. pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Kjo e fundit, e rënduar psikologjikisht, ka konsumuar ilaçe duke tentuar të marrë jetën e saj.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Sh., 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të kësaj dhune ka konsumuar medikamente mjekësore, në sasi të mëdha. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *