• |
ide | kryesore

Finalja e Champions mallkim për Salah: egjiptiani dëmtohet para sfidës me Real Madrid, e këtë herë nuk ka lidhje Ramos

-Instant, Sport



Pikërisht dy javë para finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid, alarmi bie te Liverpool për shkak të gjendjes fizike të Mohamed Salah. Egjiptiani u dëmtua gjatë finales së FA Cup kundër Chelsea: pak pas gjysmë ore lojë sulmuesi u rrëzua përtokë, duke kërkuar ndërhyrjen e mjekëve që tentuan t’i masazhonin pjesën e brendshme të kofshës së djathtë për disa minuta dhe, më pas, u detyrua të hiqte dorë nga ndeshja duke kërkuar zëvendësimin. Në vend të Salah, i përqafuar nga Klopp kur u largua nga fusha, hyri Diogo Jota: tashmë Reds presin rezultatet e testeve që do të kryhen në orët në vijim për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

Duket një problem muskulor për sulmuesin, humbja e tij për ndeshjen kundër Blancos do të ishte e rëndë: deri më tani Salah ka shënuar 30 gola dhe 16 asist në 48 ndeshjet e luajtura, nga të cilat 8 dhe 2 në Champions League. Në fund të ndeshjes së fituar me penallti, skuadra festoi me maskën e Salah për të dëshmuar afërsinë me shokun e skuadrës, por mallkimi rrezikon të përndjekë “Faraonin”. Pas asaj finale të kontestuar, ku Ramos e nxorri jashtë përdorimit që në pjesën e parë e për të cilën Salah kërkonte revanshin në Paris, sulmuesi mund të humbasë edhe këtë përballje me merengues, edhe njëherë i dëmtuar, por këtë herë ish-kapteni i Real (tani te PSG) nuk ka lidhje fare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *