• |
ide | kryesore

Jake Daniels futbollisti i parë në Angli që del hapur: “Jam gay, mjaft me gënjeshtra”

-Instant, Sport



“Kam gjithë jetën time që e di që jam homoseksual dhe tani ndjej se është koha të dal hapur e të jem vetvetja”. Jake Daniels, sulmuesi 17 vjecar i klubit të Blackpool, që luan në Championship, është futbollisti i parë profesionist në Angli që ka ndërmarrë këtë hap. Klubi i nivelit të dytë në Angli ka vendosur të mbështesë lojtarin në këtë zgjedhje të rëndësishme.

“Në fushë ky sezon ka qenë fantastik për mua. Kam nënshkruar kontratën time të parë profesioniste, kam shënuar 30 gola në ekipin e të rinjve, kam ndarë shumë suksese. Por jashtë fushës kam fshehur veten dhe atë që jam në të vërtetë. E urrej gënjeshtrën dhe fshehjen.” Ky është fillimi i letrës së shkruar nga Daniels, të cilën klubi ka vendosur ta publikojë në faqen zyrtare. Dalja e lojtarit është mbështetur edhe nga mesazhet përkrahëse nga llogaria zyrtare e Premier dhe Federatës angleze, që e cilësuan djalin si “shembull për të gjithë”.

Kishte që nga koha e Justin Fashanu, në vitin 1990, që një lojtar profesionist nuk deklaronte publikisht homoseksualitetin e tij në Britani. “Disa njerëz mund të mos ndihen rehat duke dalë hapur, por unë thjesht dua t’u them që të mos ndryshojnë atë që janë, për t’iu përshtatur më mirë kontekstit. Duhet të jeni vetvetja, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *