• |
ide | kryesore

Jankto deklaroi homoseksualitetin, ish-e fejuara: “Krenare për të”

-Instant, Sport
Jankto



Dalja hapur e Jakub Jankto se është homoseksual shënoi një kthesë epokale në botën e futbollit. Të shumtë mesazhet që përkrahën ish-mesfushorin e Udinese dhe Sampdoria dhe guximin e tij. “Është një ditë e rëndësishme”, shkroi Neymar në rrjetet sociale. Më pas erdhi mbështetja e FIFA-s dhe UEFA-s (“Futbolli u përket të gjithëve”). E në fund, por jo për nga rëndësia, fjalët e Markéta Ottomanská, ish-partnerja e Jankto, me të cilën futbollisti kishte një djalë trevjeçar.

“Është historia e Kuby, rrëfimi i tij – tha ajo për faqen çeke Idnes.cz -. Jam krenare që mundi të mbledhë forcat për të dalë publikisht. Ai është futbollisti i parë aktiv që e ka bërë të ditur. Ndoshta vetëm ata që kanë përfunduar karrierën e tyre e kanë pranuar. Të gjithë të tjerët e mbajnë sekret. Ata kanë frikë nga ajo që thonë njerëzit.”

Ish-partnerja, historia me të cilën përfundoi në vitin 2021, nuk ka dashur të japë shumë detaje për momentin e deklarimit private/familjare: “Nuk dua të jap detaje. Kur më tha, më dha edhe shumë liri. Tani e rëndësishme është që ai të jetë komod dhe i lumtur. Patjetër që do të lehtësohet dhe asgjë nuk do t’i gërryejë më shpirtin. Ai kishte frikë se mos njerezit nuk e pranonin sic ishte. Ishte i stresuar për këtë. Unë mendoj se njerëzit do ta pëlqejnë atë aq shumë sa më parë. Me të kaluarën tonë nuk merrem më. Nuk e fajësoj se si përfundoi mes nesh, shpresoj që ai tani të jetë më i qetë dhe në paqe me veten”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *