• |
ide | kryesore

Jankto del hapur e zbulon homoseksualitetin e tij: “Nuk dua të fshihem më”

-Instant, Sport, Video
Jankto



Në një video të postuar në Instagram, Jakub Jankto ka dalë hapur. Ish-mesfushori i Udineses dhe Sampdorias nuk dëshiron më të fshihet. Gjithnjë e më tepër është përfshirë në diskutim fakti që shumë futbollistë ishin homoseksualë, por kishin frikë të shfaqeshin para botës. Sipas shumë lojtarëve, ka pasur shumë kolegë që kanë dashur të dalin hapur, por kanë frikë nga reagimi i shokëve të skuadrës dhe tifozëve.

Gjatë Kupës së Botës në Katar, Gary Lineker ftoi disa lojtarë që ta bënin këtë për të dërguar një mesazh politik. Pastaj ishte deklarimi fals i Casillas dhe ai i vërteti i Jake Daniels, futbollisti i parë profesionist që e bëri këtë. Sot ish-lojtari i Sampdorias, tani te Sparta Pragë, ka kaluar përtej frikës. Ai është shfaqur në një video të postuar në Instagram, ku flet për homoseksualitetin e tij.

Ky është mesazhi që futbollisti ka dashur të përcjellë në Instagram: “Përshëndetje, unë jam Jakub Jankto. Si gjithë të tjerët, edhe unë kam pikat e mia të forta. Unë kam dobësitë e mia. Unë kam një familje. Unë kam miqtë e mi. Kam një punë që prej vitesh e bëj më së miri, me seriozitet, profesionalizëm dhe pasion. Si gjithë të tjerët, edhe unë dua ta jetoj jetën time në liri. Pa frikë. Pa paragjykim. Pa dhunë. POR me dashuri. Unë jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *