• |
ide | kryesore

Amber Heard: Nuk duan që të marr pjesë në ‘Aquaman 2″

-Instant, F1, Paparazzi



Amber Heard pretendoi gjatë gjyqit me Johnny Depp se Warner Bros nuk donte që ajo të merrte pjesë në vazhdimin e DC Comics, “Aquaman and the Lost Kingdom”.

Heard vuri në dukje gjatë gjyqit se ajo po “caktonte në mënyrë aktive kohën për xhirimet” e filmit derisa ekipi ligjor i Depp thuhet se nisi një fushatë kundër saj.

Aktorja  vuri në dukje në dëshminë e saj se “komunikimet” rreth filmit “ndaluan në atë moment”.

“Më dhanë një skenar dhe më pas më dhanë versione të reja të skenarit që kishin hequr skena ku unë luaja , që përshkruanin personazhin tim dhe një personazh tjetër, dy personazhe që luftonin me njëri-tjetrin.” u shpreh ajo në sallën e gjyqit në Fairfax, Virxhinia.

Amber  luan përballë Jason Momoa-s si Princesha Mera në vazhdimin e “Aquaman” të vitit 2018. Që atëherë ajo është shfaqur në ekskluzivitetin tjetër të DC, “Zach Snyder’s Justice League”.Ajo fitoi 1 milion dollarë për “Aquaman” dhe zbuloi në gjykatë se do të fitojë dy herë më shumë për vazhdimin.

Mirëpo,një peticion i fansave të Depp që qarkullon në internet bëri thirrje që aktorja të hiqet plotësisht nga filmi dhe tani ka më shumë se 4.2 milionë nënshkrime.

“Bej gjënë e duhur. Hiqni Amber Heard nga ‘Aquaman 2’”, shkroi fansja e aktorit, Jeanne Larson në përshkrimin Change.org të peticionit, të cilin e krijoi në vitin 2020.”Aquaman and the Lost Kingdom” do të publikohet më 17 mars 2023./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *