• |
ide | kryesore

Kërkoi lirinë/ Merret vendimi për Lefter Kokën nga apeli i GJKKO-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar për korrupsion lidhur me aferën e  inceneratorit të Fierit. Koka kërkoi masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e inceneratorit.

Ish-ministri i Mjedisit doli përballë Gjykatës së Posaçme për ankimimin e masës së dytë te arrestit me burg, që lidhet çështjen e inceneratorit të Fierit. Ndaj ish-ministrit rëndojnë tre akuza, ajo e “Korrupsionit”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe ajo e “Pastrimit të parave”. Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK  për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Ankimimi për masë më të butë është bërë me pretendimin se ai nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokumentacioni është përgatitur nga ekspertët e ministrisë së Mjedisit. Nga ana tjetër SPAK pretendon se, Koka ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, e për këtë shkalla e parë ka caktuar masën sigurisë “arrest me burg”. Koka akuzohet edhe për Inceneratorin e Elbasanit që sipas prokurorisë ish-ministri ka marrë ryshfet 3.7 milion euro për ndërtimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *