• |
ide | kryesore

Emri i Presidentit të ri/ PD mbledh të enjten grupin parlamentar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e së enjtes grupin parlamentar.

Mbledhja është njoftuar me një mesazh nga kryetari Enkelejd Alibeaj.

Takimi do të mbahet në orën 12.00 në selinë blu dhe në fokus do të jetë qëndrimi për propozimin e një emri për President të Republikës.

Nuk dihet nëse në mbledhje do të marrë pjesë krahu i Berishës që nuk e njeh Alibeajn dhe nuk e miraton as nismën e tij për të zhvilluar negociata me mazhorancën. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Ahh si u katandis partia.
    Me e dhjera eshte se ka disa, qe kan shpresa se do fitojm zgjedhjet.
    Jeni mjeran te pandreqshem.
    Pd ka koh qe eshte ne koma. Ne 2013 qe kur berisha i dha bingon bashes, aty hengri goditjen e pare partia. Festuam ne antaret se ate donte baca. Po nuk e kuptuam ne 2017, qe bashua jo vetem qe nuk ishte per ate pune. Po nuk ishte per asgje. Duhej te kalonin disa prova, qe te kuptonim se kush ishte bashua. E hengrem dhe ne 2021. Po prap ja dham te drejten qe ta mbante partin, se e donte prap baca. Flisnim ne, ore po sa her duhet te humbas dikush qe te ik. Jo tha baca ai s ka humb, atij ja kan vjedh.
    Pas 3 muajsh qe e zgjodhem, baca ndroi medje. Jo tha ai eshte i kapur se e kuptova un qe ka ber pazare me hasmin.
    Po kur more, keto 3 muaj ishim pushimet e beharit.
    Rrini ju se nuk i dini te gjitha.
    Epo mire tham, doktori di me shume. Tani qe baca do mari kryetarllikun po jo partin (vulen). Tani partia e re eshte ne duar te sigurta. Tani hallet i zgjidhem, tani jemi ber nje grusht i fort. Qe do ja thyejm turinjt pushtetit. Keshtu na thot baca. Ai di me shume.
    Ai e di, se si do ta gjej muhabetin me ameriken. Qe as ja fershellen fare.
    Ai e di se si do ta bej elektoratin gri per vete. Qe ikin me vrap kur ia degjojn emrin.
    Ai e di se si do ta bashkoj partin. Qe eshte ber koqe kashte.
    Ai e di se si do ta rrezoj qeverin.
    Qe cdo dite behet edhe me e fort.
    Po mjafton qe ai e di. Te tjerat nuk kan rendesi.
    E di qe do mendoni se nuk jam antar i pd. Dhe keni te drejt ta mendoni. Dhe un cuditem kur e mendoj. Po nuk ka problem un nje vot e humbur jam. Tani ju jeni te bashkuar. Pune e madhe per nje vot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *