• |
ide | kryesore

Gaz Bardhit i heqin të drejtat edhe në… grupin e WhatsApp të PD-së së vulës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardhit



Pasi e shkarkuan si Sekretar të Përgjithshëm të PD-së së vulës dhe e zëvendësuan edhe si kryetar të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhit i heqin edhe një tjetër të drejtë. Ai nuk është më administrator i grupit të WhatsApp që përdorin deputetët e “PD-së zyrtare”.mund të duket qesharake, por deri këtu arrin përplasja mes politikanëve të opozitës.

Në fillim qarkulloi një foto që tregonte se ish-deputeti i PD-së së vulës, Endri Hasa, (mbështetes i Bashës) kishte fshirë nga grupi në WhatsApp njoftimin e Gazment Bardhit, i cili lajmëronte se takimi i radhës i deputetëve do të ishte të martën në orën 12.00. Përveç fshirjes së njoftimit të Bardhit, Hasa ka hequr nga grupi edhe disa deputetë të tjerë.

Grupi Pd

Mësohet se pas këtij veprimi kanë bërë “left” nga grupi edhe disa deputetë të tjerë. Vetë Hasa ka bërë një koment në Facebook ku thotë se lajmi është i rreme dhe i fabrikuar nga vetë Bardhi. Sipas tij, bardhi nuk mund të jetë më “administrator” i grupit përderisa sipas trij është vetëm një deputet i thjeshtë.

“Tashmë është e njohur nga të gjithë përpjekja e tij, që për interesa personale sulmon PD-në, institucionet dhe drejtuesit e saj. Bardhi nuk është hequr nga asnjë grup whatsapp-i të administruar nga Partia Demokratike. Ai thjesht nuk është më administrator i grupit të whatsap-it, pasi tashmë ai nuk ka asnjë funksion, as në grupin parlamentar, as në PD.

Drejtimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në zbatim të statutit, i është deleguar znj. Flutura Açka, e cila koordinon prej ditës së enjte veprimtarinë e grupit. Këto janë përpjekje qesharake të një njeriu që për interesat e tij personale kërkon të hedhë baltë dhe të dëmtojnë PD-në.

Koha kur PD-ja merrej zvarrë për interesa personale ka marrë fund, tani secili duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta dhe për rrugën që ka zgjedhur. Asnjë flirt, i disa individëve me Berishën apo me Ramën, nuk do të arrijë më, të dëmtojë interesat e PD-së, demokratëve dhe shqiptarëve që presin një alternativë të re, luftën kundër korrupsionit dhe një partneritet të ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe BE-në” – thuhet në komentin e Hasës. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Nje sjedhje normale ne partite tona. Berisha me grupimin e tij perjashton Bashen etj keta te tjeretantiberishe me te njejta monella, ndersa ke PS te mrekullon demokracia e brendeshme.

  2. Komentet e siperme, duken qe jane te spikaturit rrembythje te sektit, hiqen si ideore, ujqer qe nga pas ferkojne barkun.E dine edhe keta lehes te sektit, qe aty ku ka debate , kontradita mendore, ka zhvillim demokratik, kjo me mire qe jepet shembulli nga PDja, Shihni nga partia sekt, ne i thencin parti, qe dihet tashmeqe kane 10 vjet qe sbejne zgjedhje, e konventa , sepse kane arritur deri aty tek tutela e unit, e delet, servilet, te shtypurit nga padroni, sjane ndier , e sndihen edhe kur vjedhin, mashtrojne, e devijojne nga demokracia ky sekt , rrofte partia thone, pra kopi ishe, si bira kurvi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *