• |
ide | kryesore

Kanadaja miraton paketën e radhës kundër Rusisë

-Instant, Lajme, Planet



Alexander është një nga 13 personat e përfshirë në listën e fundit të sanksioneve të shpallura nga Kanadaja të premten, duke përfshirë oligarkët me lidhje me regjimin e presidentit rus dhe familjen e tyre, sipas The Guardian.

Alexander, një ish-agjent i KGB-së, është pronar i gazetave Evening Standard dhe Independent. Ai gjithashtu financon Novaya Gazeta, gazetën kryesore opozitare ruse.

Paketa e re e anksioneve, që përfshin asete me vlerë 75.7 milionë dollarë  ose gati 47 milionë funte dhe gjithashtu ndalimin e disa mallrave luksoze nga Rusia, duke përfshirë havjar, diamante dhe vodka.

Kanadaja do të ndalojë gjithashtu produktet që mund të përdoren për prodhimin e armëve nga Rusia.

Sipas Globe and Mail, persona të tjerë që janë sanksionuar përfshijnë Gleb Frank, pronar i një prej kompanive më të mëdha të peshkimit në Rusi, dhe djali i Sergei Frank , ish-ministri i transportit dhe ish-CEO i Sovcomflot, firma më e madhe ruse e transportit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *