• |
ide | kryesore

Video/ “Për koreografinë punojnë 150 vullnetarë”: zyrtarja greke e UEFA-s flet për ceremoninë hapëse në Tiranë

-Instant, F1, Sport, Video



Gjithcka do të jetë gati në kohën e duhur për finalen e UEFA Conference League, që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj. Përgatitjet po shkojnë tashmë drejt fundit, e sipas asaj që bën të ditur Niki Edipidi, një nga zyrtaret e UEFA-s, përgjegjëse për pjesën e ceremonisë tregon për fshf.org, finalja në Arena Kombëtare do të jetë një spektakël. Si është traditë e ngjarjeve të tilla, para nisjes së sfidës mes Romës e Feyenoord, është planifikuar edhe një ceremoni hapëse, për të cilën janë impenjuar rreth 100 deri në 150 persona nga vullnetarët e siguruar nga FSHF për këtë finale.

“I kemi nisur dje provat, me afërisht 100-150 vullnetarë të cilët janë nga Shqipëria. Po mësojmë koreagrafinë, lëvizjet dhe të gjithë janë shumë të lumtur. Kemi gjithashtu një skuadër me vendas, të cilët janë skuadra e prodhimit të materialeve dhe skuadra e produksionit, skuadra teknike, të cilët janë pjesë e skuadrës tonë. Po shkon çdo gjë shumë mirë dhe çdokush është shumë i emocionuar që është pjesë e kësaj gjëje”.

Zyrtarja greke e UEFA-s që është një Menaxhere Ndërkombëtare e Skenës së Produksionit dhe Producente Kreative që punon si ‘freelancer’ në industrinë e ngjarjeve audiovizive, shtoi më pas: “Duket vërtetë shumë emocionuese, pasi është një gjë që nuk ka ngjarë më parë. Është një eksperiencë që po e provojnë për herë të parë. Teksa na shohin ne që i japim kontributin tonë të krijimtarisë dhe më pas duke e miksuar me idetë e tyre, mendoj që është vërtetë një kombinim i këndshëm” – thotë për fshf.org, Niki Edipidi.

https://youtu.be/FenOt7FNSZ8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *