• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Dumanit dhe Hoxhajt/ SPAK kontrollon pasuritë e 32 personave nën hetim dhe familjarëve të tyre

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Angli, SPAK



Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do kalojë në sitë pasuritë e të 32 personave nën hetim dhe familjarëve e lidhjeve të afërta të tyre. Pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, e Henrik Hoxhajt, SPAK po heton pasurinë e 8 grupeve kriminale që u goditën. Hetimi synon identifikimin e çdo pasurie: të luajtshme dhe paluajtshme të të dyshuarve, të arrestuar ose jo mbas rrëfimit.

Policia ka marrë në mbrojtje familjet e Nuredin Dumanit dhe të Henrik Hoxhës, pasi i druhen një hakmarrjeje të mundshme me bërjen e tyre “bashkëpunëtorë të drejtësisë”. Me rrëfimet e tyre, ata kanë zbardhur dhjetëra ngjarje që kanë ndodhur dekadën e fundit, duke vënë nën akuzë 32 persona, ndërsa vetëm 19 janë vendosur në pranga. Mes tyre, edhe emra të njohur të botës së krimit, si: Florenc Çapja, Ervis Martinaj, Suel Çela, etj.

 



1 Comment

  1. Cpaskan qene keta Celat per droge dhe prostitucion,jane skrapatllinj me duket
    .Ja ku jemi ne emigrim,e mezi blejme nje apartament,keta me 3 ,4 aoartamente e Tru bosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *