• |
ide | kryesore

Shpejtësi tej normave/ 82 patenta të pezulluara vetëm të dielën në Rrugën e Kombit (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

82 shoferëve u është pezulluar patenta për kalim të normave të shpejtësisë, gjatë monitorimit të Policisë së Shtetit me makina inteligjente dhe radarët automatikë, përgjatë së dielës në aksin rrugor Thumanë – Milot – Rruga e Kombit.

Në Rrugën e Kombit janë pezulluar 82 leje drejtimi dhe janë vendosur 123 masa administrative, me vlerë 40.000 lekë të rinj, për qarkullim me shpejtësi nga 145 km/h deri në 166 km/h. Drejtuesit e këtyre mjeteve ishin shtetas kosovarë.


Përgjatë ditës së dielë, deri në orët e vona të mbrëmjes, janë skanuar nga makina inteligjente dhe radarët automatikë në lëvizje, 362 mjete që qarkullonin me shpejtësi nga 115 km/h deri në 134 km/h. Në aksin rrugor Thumanë – Milot janë evidentuar nga patrullimet në lëvizje, 89 raste të parakalimeve të gabuara.

Drejtuesit që kryen parakalimet e gabuara u ndëshkuan me masa administrative. Janë ndëshkuar me masë administrative, 10.000 lekë të rinj secili, 12 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara në kthesa, me rrezikshmëri për përfshirje në ngjarje rrugore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.