• |
ide | kryesore

Video/ “I ndodh atij që beson”. Slogani që udhëhoqi Milanin drejt titullit: 40 mijë tifozë në Duomo

-Instant, Sport, Video



Ishin 40 mijë tifozë ata që kanë festuar titullin e arritur nga Milani në javën e fundit të kampionatit në Piazza Duomo, sipas asaj që bën të ditur policia milaneze. Qyteti është çmendur nga gëzimi – nga qendra në periferi – për një rezultat prestigjioz të pritur prej shumë vitesh, që nga 2011, nga tifozët e Milanit. Megjithatë, situata ka qenë nën kontroll dhe nuk janë regjistruar probleme të veçanta, me përjashtim të episodeve të izoluara si hedhja e shisheve që goditën një punonjës policie, falë masave imponuese të sigurisë të ngritura nga Kuestura. Një traktor i gjelbër ka dalë gjithashtu në shesh, me rreth njëzet tifozë mbi të.

“Kjo u ndodh vetëm atyre që besojnë.” Milani i Piolit ka besuar shumë te titulli, gjithmonë. Nga fraza e dhomave të zhveshjes tek bluza e festës për të celebruar titullin. Një filozofi që i çoi kuqezinjtë drejt fitores në kampionatin italian. I pari trajneri që ka besuar gjithmonë te cilësia e skuadrës, edhe në fillim të sezonit kur kuqezinjtë sigurisht nuk e nisën si favorit në parashikime.

Në mbrëmjen e madhe milaneze Zlatan Ibrahimovic nuk ka humbur rastin të ishte protagonist. “Faleminderit të gjithëve, pa ju nuk ishte e mundur. Italia është Milan”, ndaj sulmuesi suedez mori mikrofonin dhe iu drejtua një turme entuziaste prej më shumë se 10 mijë personash. Fishekzjarret dhe tridhjetë minuta kore drejtuar ekipit të kthyer nga Reggio Emilia. Sulmuesi ishte gjithashtu në rreshtin e parë në autobusin e titullit dhe shijoi përqafimin e plotë të fansave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *