• |
ide | kryesore

A ishte i ftuar Scott Disick në dasmën e Kourtney

-Instant, Paparazzi, Slider



Scott Disick nuk do të rrinte duarkryq teksa ish-i i tij u martua në një ceremoni të jashtëzakonshme këtë fundjavë.
Themeluesi i “Talentless”, i cili nuk ishte i ftuar në dasmën madhështore të Kourtney Kardashian, publikoi foto në Instastory ku shihej brenda një avioni privat.
“Për ku”?-shkruante ai duke ngacmuar kureshtjen e ndjekësve.

Ai publikoi një tjetër fotografi dhe shkroi: “Ndalesa tjetër, plazhi”.
Është e paqartë se ku po shkonte Disick, 38 vjeç, por kudo që të ishte duke shkuar, atij iu deshën gati katër orë e gjysmë për të arritur në destinacion, shkruan Page Six.
Ndoshta plazhi do ta shpërqendronte mjaftueshëm, teksa tre fëmijët e tij, Mason, 12, Penelope, 9 dhe Reign, 7 vjeç, po festonin në Portofino dasmën e nënës së tyre, Kourtney Kardashian me Travis Barker.
Kourtney Kardashian, 43 vjeç, dhe Travis Barker, 46 vjeç, u martuan ligjërisht në gjykatën në Santa Barbara, Kaliforni, fundjavën e kaluar.

Nëna e Kardashian, Kris Jenner dhe motrat e saj Kim Kardashian, Khloé Kardashian, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner ishin të gjitha të pranishme në dasmën e saj madhështore.
Barker kishte gjithashtu aty djalin Landon, 18 vjeç dhe vajzën Alabama, 16 vjeç.
Të famshëm të tjerë në festë ishin shoku i grupit Mark Hoppus, si dhe bashkëpunëtori i tij Machine Gun Kelly bashkë me të fejuarën, Megan Fox.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *