• |
ide | kryesore

Johnny Depp: Falë meje, Amber Heard mori pjesë në ‘Aquaman’

-Instant, F1, Paparazzi



Johnny Depp ka pretenduar së fundmi se ai mundësoi pjesëmarrjen e  Amber Heard në Aquaman.

Të mërkurën, aktori u kthye në tribunë kur ekipi i tij e thirri për të dëshmuar sërish në gjyqin e  vazhdueshëm për shpifje kundër aktores. Në këtë javë të fundit të dëshmive, Depp pati mundësinë për t’iu përgjigjur disa çështjeve të ngritura gjatë mbrojtjes së Heard, duke përfshirë deklaratën e saj se ai nuk e mori rolin në Aquaman për të.

Në përgjigje të pretendimit të saj , Johnny tha se kjo “nuk është saktësisht e vërtetë”.Në dëshminë e tij, ai tregoi  se pasi Heard kaloi audicionin për filmin, “Ajo më pyeti nëse do të flisja me Warner Bros”.

“Bëra një telefonatë dhe fola me tre drejtues të nivelit të lartë të Warner Bros. Mund të them vetëm se ajo në fund e mori punën në film. Mendoj se i frenova shqetësimet e tyre në një farë mase.”

Gjatë marrjes në pyetje , aktorja u pyet nga avokati i Depp, Camille Vasquez nëse ishte e vërtetë që ai e kishte punësuar atë në Aquaman. Heard tha, “Më falni? Jo, zonja Vasquez – Unë e mora vet atë rol duke bërë audicion. Kështu funksionon.”

Johnny gjithashtu pretendoi se ai nuk ishte në dijeni të deklaratave të bëra nga avokati i tij që janë baza e kundërpadisë së Heard për shpifje. Në vitin 2020, tre deklarata publike u bënë nga avokati i aktorit, Adam Waldman që i quajti akuzat për abuzimin e Heard “të rreme” dhe një “mashtrim”.

Ekipi i tij ka argumentuar se ai nuk mund të lidhet drejtpërdrejt me “pjesëmarrjen” ose “autorizimin” e komenteve, dhe pohoi se aktori nuk ishte i përfshirë në hartimin e këtyre komenteve.

Depp ngriti padinë e tij prej 50 milionë dollarësh kundër ish bashkëshortes në vitin 2019, duke pretenduar shpifje për një artikull  të vitit 2018 që ajo shkroi për paraqitjen e akuzave për dhunë në familje, megjithëse nuk e përmendi atë me emër. Nga ana tjetër, Amber po e kundërshton për shpifje, duke kërkuar 100 milionë dollarë dëmshpërblim./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *