• |
ide | kryesore

“Ngjyrat e tua valëviten, të dridhurat më futen”: 3 mijë tifozë pritën Romën në Fiumicino në 4 të mëngjesit

-Instant, F1, Sport



Nga ekzaltimi në emocion: për Romën dhe tifozët e saj nata mes Tiranës e kryeqytetit italian ka qenë intensive, e gëzuar dhe përfundimisht e pagjumë: në kthimin në Fiumicino në orën 4.30 të mëngjesit verdhekuqtë janë pritur nga rreth 3000 tifozë të Romës, që kanë qendruar zgjuar kthimin e Mourinhos e të tjerëve nga Tirana. Ekipi ka zbritur në orën 4.10 të mëngjesit dhe ka dalë nga Terminali 3. Shumica e tifozëve u mblodhën në T5, në pritje të autobusit. Sidoqoftë, afeksioni i turmës mbërriti mes koreve, bombave tymuese, buzëqeshjeve dhe këngëve. Disa më të njohura se të tjerat: “Ngjyrat e tua valëviten, të dridhurat më futen, nuk lodhem kurrë me ty, forca Roma e madhe alè”.

Në finalen e Conference League, Roma mundi 1-0 Feyenoord dhe fitoi trofeun e parë evropian në historinë e saj. Në Olimpico, 50,000 tifozë verdhekuq ndoqën sfidën e Tiranës në ekranet gjigante. E për trofeun e rëndësishëm për klubin, përgjigje nga publiku ishte fantastike. Nga 50,000 në Olimpico në rreth 3000 në Fiumicino, në 4 të mëngjesit, të të gjitha moshave. Ka nga ata që duhet të fillojnë punën në 8, por të gjithë nuk hezitojnë të përgjigjen me një “kujt i plasi”. Gjithçka sfumohet, sepse “Roma vjen e para”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *