• |
ide | kryesore

U arrestua një ditë më parë në Kukës, Ismail Morina dërgohet në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina që u arrestua një ditë më parë në Kukës teksa po vinte nga Kosova, është dërguar në Durrës. Mësohet se Morina është vënë praga pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte arrestuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armëmbajtje pa leje. Morina kishte deklaruar se e mbante armën pasi ndjehej i kërcënuar nga qarqet serbe.

Kujtojmë se Ismail Morina u akuzua nga Serbia për nxitje të urrejtjes mes popujve, pasi ngriti dronin në tetor të vitit 2014 në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku u krijuan tensione të forta në fushë mes lojtarëve të dy skuadrave.



5 Comments

  1. Po jepini nje arme me leje pra. O i duhet Ballist Morines arma , o kujt tjeter. Ka lene jeten ne Itali, e ne vend qe te perkrahet ne punesim e ne cdo gje tjeter, i veshtiresohet edhe siguria personale.

    1. Tall trapin ti?? Po kush e rrun me vra kte mer cope kari. Maksimumi mund ta moresh me shpulla. Ta boj mer burgun e te iki ne shpi se ka kalamoj mos rri tu bo xhiro sa anej knej.

      1. Pse cfare te duket ty Ballisti qe sia vleka as te merresh me te, sipas tej, o trap? Ai e poshteroi Serbine mu ne Beograd,ate qe ti maximumi do e shihje ne filma, e jo me ta besh. Nqs te duket qe maximumi mund ta morresh me shpulla, shko provoje njehere. Rames, i pelqeu edhe kur ia dhane nje merite te pamerituar sikur Olsi e ka ngrit Dronin, dhe jo Ballisti, aq veprim i madh ishte 14 tetori 2014, kurse ty tu dukka gje e vogel. Dmth sipas teje te mbajme anen e serbeve qe duan ta arrestojne dhe ta vrasin, dhe jo te Ballistit?

  2. Ballist Morina ka bërë ate që s’ka pas bythe të bëjë asnje Shqiptar. Nuk e prisnin Shkijet! U habiten se si UDB’ja ne Tiranë nuk e zbuloi dhe prandaj s’ja falin dhe persekutohet nga institucionet “Shqiptare”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *