• |
ide | kryesore

Tronditëse në Tiranë/ U fut në ujë të shpëtojë vëllanë, humbin të dy jetën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të premteje në periferi të Tiranës ku 2 fëmijë janë mbytur në liqenin e fshatit Prush.

Policia tha se ata janë të moshës 14 dhe 10 vjeç dhe se janë vëllezër me njëri – tjetrin.

Sipas të njëjtave burime ata janë me iniciale M.T. dhe K.T.. Mësohet se janë qenë 6 fëmijë të zonës që kanë hyrë në ujë për t’u larë.

10-vjeçari nuk ka mundur të dalë dhe në ndihmë të tij ka shkuar vëllai 14-vjeçar që ka humbur gjithashtu jetën.

Trupat e pajetë u nxorrën pas disa orësh nga polumbarët e forcave RENEA. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *