• |
ide | kryesore

Video/ Çmenduritë e futbollit: ceremonia e martesës me himnin e Liverpool “You’ll Never Walk Alone”

-Instant, Sport, Video



Liverpool do të përballet me Real Madrid në finalen e Champions dhe miliona tifozë do të mblidhen për të parë ndeshjen prestigjoze: mes tyre do të jenë edhe dy tifozë të guximshëm nga Singaporit. Çifti është martuar rreth 10 vite më parë dhe as me rastin e dasmës nuk kanë dashur të heqin dorë nga pasioni për skuadrën e Premier League. Zoti dhe zonja Han organizuan një ceremoni me temë “Liverpool” dhe zgjodhën “You’ll Never Walk Alone” si marshimin e tyre të dasmës.

Të dy u takuan për herë të parë në fund të vitit 2001, falë klubit anglez. Çifti, në fakt, mori pjesë në klubin zyrtar të fansave të Degës së Singaporit. Pas disa vitesh, zoti dhe zonja Han kanë ftuar qindra miq dhe familjarë të tyre në një dasmë të pabesueshme me temë Liverpool. Ata zgjodhën You’ll Never Walk Alone si marshimin e tyre të dasmës”, shoqërueset e nuses dhe dëshmitarët u veshën me fanellat e famshme të Reds gjatë ceremonisë. Kishte gjithashtu edhe një trofe të Ligës së Kampionëve të bërë me porosi në sallë.

Nusja dhe dhëndri postuan klipin e dasmës në YouTube dhe u pa nga qindra mijëra njerëz. Zonja Han komentoi në video: “Ne jemi tifozë të Liverpool që jetojmë në Singapor, afërsisht 6823.5 milje nga qyteti anglez. Gjatë takimeve tona ne i shikonim Reds së bashku çdo fundjavë. Kudo që shkuam, ishim të veshur me fanellat identike LFC. Kur më në fund vendosëm të shkonim në rrugën e martesës, dasma jonë duhej të ishte një temë e frymëzuar nga Liverpool”.

Dhe përsëri: “Miqtë tanë i inkurajuam të vinin me fanellat e tyre të futbollit. Ky klip tregon marshimin tonë të parë, i cili ishte vërtet unik, kur u futëm me himnin “You’ll Never Walk Alone” – një këngë që simbolizon hapat tanë të vegjël gjatë njohjes për të qenë burrë e grua pasi ishte një progres i natyrshëm pas gjithë këtij viti”. Tani zoti dhe zonja Han janë gati të ndjekin skuadrën e Jurgen Klopp në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *