• |
ide | kryesore

Humbi finalen e tretë të Champions, Klopp lëshon sfidën: “Po prenotojmë që tani hotelin për Stamboll”

-Instant, Sport



Finalja e tretë e Champions League e humbur për Jurgen Klopp, i cili me Liverpoolin e tij, në Paris, doli i mundur 0-1 kundër Real Madrid, pavarësisht se dominoi ndeshjen: “Nuk është një rezultat i pabesueshëm – komentoi trajneri i Reds – është një rezultat normal i futbollit. Ne kemi bërë shumë më tepër goditje dhe shumë prej tyre në portë, por statistika vendimtare është në favor të Real Madrid – tha i hidhëruar tekniku gjerman, por pa e humbur xhentilesën që e karakterizon -. Real shënoi një gol, ne jo. Fatkeqësisht është shumë e thjeshtë dhe po aq e rëndë, por ne takon ta respektojmë”.

Më i mirë i ndeshjes u shpall portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois me nëntë pritje, disa prej të cilave gati të pabesueshme: “Kur portieri është më i miri në fushë do të thotë se diçka nuk shkon për skuadrën tjetër. Ai bëri tre pritje të pabesueshme, por unë do të kisha dashur të kishim më shumë raste të pastra. Në fund të ndeshjes bëmë shumë krosime të pakuptimta”.

Pavarësisht zhgënjimit të humbjes në finale, Jurgen Klopp nuk e humb optimizmin: “Krahasuar me 2018-ën shoh që kam një ekip shumë të fortë dhe të destinuar të kthehet këtu. Finalja e radhës do të jetë në Stamboll dhe tashmë jemi duke rezervuar hotelin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *