• |
ide | kryesore

20-vjeçarja nga Librazhdi: Vjehrri dhe vjehrra hynë me shkopinj, më kishin droguar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



20-vjeçarja, pamjet e së cilës u bënë virale në rrjet pasi u kap në dhomë nga vjehrri dhe vjehrra duke tradhëtuar djalin e tyre që punonte në Gjermani, ka folur për herë të parë lidhur me ngjarjen. E reja tha se vjehrri dhe vjehrra kishin këmbëngulur që ajo të martohej me djalin e tyre që para 3 vitesh kur kishte qenë 17 vjeç. Ndërsa sa i përket ngjarjes, ajo deklaroi se atë mbrëmje ishte ndjerë çuditshëm sikur të ishte droguar. Më pas, 20-vjeçarja sqaroi se kishte një muaj e gjysmë lidhje me djalin që u gjet me të në dhomë dhe se ky i fundit nuk dinte gjë mbi martesën e saj.

“Prej 3 vitesh jam e martuar. Isha fëmijë kur ma mbushën mendjen dhe nuk e dija se çfarë do ndodhte më mbrapa. Familja e burrit ma mbushi mendjen dhe ma bënë “top” edhe babi më thoshte se janë familje e mirë. Ata që janë në video, vjehrri dhe vjehrra janë personat që më mbushën mendjen, më shumë vjehrra. Mua më kishin parë thjesht si pamje dhe ishte vjehrra e cila më kërkonte. Kur jam njohur me bashkëshortin, ai ka qenë në Shqipëri, më pas u fejuam dhe ai iku në Gjermani, erdhi në Shqipëri dhe ndenji vetëm 1 muaj. Ai është 30 vjeç, kemi 10 vite diferencë. Nuk e kemi shijuar martesën, ai vinte rrinte një muaj dhe largohej. Edhe kur vinte rrinte më shumë në lokale. Unë qëndroja me vjehrrën dhe vjehrrin dhe gjatë kësaj kohe donin të më bënin shërbëtore.

Atë natë ika të fle gjumë dhe ata nuk e di se çfarë më kishin future, më kishin droguar, çelësin e kishin lënë jashtë. Ata kishin një çels të vetin, dhe mund të hynin kurdo në banesën time, ku jetoja vetëm dhe shkoja pasi haja darkë me ta. Nuk e di çfarë më ndodhi atë natë por nuk mbaj mend asgjë. Atë natë vajta në spital, më dhimbte trupi madje akoma kam dhimbje. Ishte ora 12 e natës kur shkova në spital, pas ngjarjes.  Unë konsumova darkë me vjehrrin dhe vjehrrën, më pas shkova në shtëpi, pastaj nga ora 10 më duket ishte ai djali aty, pastaj erdhën më kapën, me shumë komshinj me shkopinj dhe çdo gjë. Me djalin në video kisha marrëdhënie prej 1 muaj e gjysmë. Djali nuk e dinte se isha e martuar. Nuk më kanë paralajmëruar më parë, nuk besoja se dinin gjë për tradhëtinë. Ata kanë pasur çelësin dhe hynë brenda në banesë. Ishin mbledhur të gjithë ata burra aty dhe më hoqën batanijen, më thanë fjalë të pista.”, tha e reja.



6 Comments

  1. Kjo nusja, shfajesohet ,se ska te beje droga aty.Te dy palet jane gabim se kjo duhet te zgjidhej me divorc pa qene nevoja te behej ajo skene e shemtuar.Megjithese jam pro familjes, dhe duhet te jemi pak konservator ne mbrojtjen e familjes,dhe pa dyshim kjo qe tradhetoi,dihet cfare kategorie eshte, prape se prape nuk i jep te drejte vjehhrit dhe vjehhres dhe aq me pak kunatit qe ta filmonte nje goc, nje moter te dikujt, nje vajze te dikujt,te zhveshur, dhe pastaj ta shperndante para gjithe botes. Maksimumi, duhet te hynte vetem vjehrra ne dhome ,ti bertiste, mos ta prekte me dore dhe kurrsesi ta filmonte. Po cdeshi vjehrri apo kunati te rrinte aty e te shihte nusen e vellait/djalit zhveshur? Jepi divorc dhe kaq,me zor nuk mbahet, dhe as ste duhet nje nuse e tille ne shpi, por jo ama te marresh drejtesine vete ne dore,3 burra dhe nje grua kunder me nje femer te pambrojtur dhe te zhveshurAkoma me keq vellau i nuses qe thote, do vije dhe ta vras motren, Po qe per te vrare vrit ate qe ta filmoi dhe ta nxorri ne internet,jo motren, budalle.

    1. Arbër, mos harro edhe bashkëshortin këtu, çfar bën ai në Gjermani 11 muaj, a thua rri vetëm dhe nuk i bën servis veglës? I di une burrat që janë vetëm ne emigracion se ç’bëjn dhe kur ja përmend që kan nje lënë nje grua vetëm, të shohin shtrembër.

      Prandaj në këtë rast çështja duhej të zgjidhej me divorc, megjithëse është e vështirë për të dy palët. Po mirë që nuk përfundoi me vdekje thuaj.

      1. Po ke te drejte, po ne fund te fundit ai burre eshte vellai dhe djali i ketyre te treve, qe i maten forcat me nje grua te pambrojtur. .Tradheti qe ndodhin kudo dhe shpesh,por me ekeqja ne kete mes eshte qe futen 2-3 burra dhe nje grua dhe sulmojne dhe filmojne nje grua te zhveshur (deri dje gruaja e djalit/vellaut,pra si goca e tyre), dhe me lehtesine me te madhe(as duke pas frike nga ligji dhe sidomos nga familja e nuses) e postojne ne internet. Dhe ky budalla vellai i saj, nuk kercenon keta, por motren(pavaresisht se e kuptoj qe dhe motra i ka vene ne situate te keqe,qe mos e provofte askush),por kjo situate nuk do behej kaq shume e keqe po te mos filmohej.
        O Mir te ne shoqeria civile flen gjume, nuk ben fushata ndergjegjesimi pothuasje per asnje teme, po nuk i dha ndonje leke ambasada hollandeze psh, Nuk reagojne ne ikjen e popullsise,bejne emisione per Perputhen, por jo t’ia spjegojne popullit qe Open Balklkan eshte i keq, perfshi dhe ekonomikisht, nuk reagojne kunder martesave me pleq serbe dhe te semure te vajzave te reja etj etj. Tek ne shqiptaret duhet nje shkundje totale nga te gjithe, ose per fat te keq na pret nje ardhme e keqe, ku shqiptraret do zbresin nen 50%, dhe ligjin do e bejne serbet,do jemi popullsi e plakur, , me moshe pensioni shume te larte(sepse ska kush te kontriboj per pensione, se skemi mjaftueshem te rinje),prandaj duhet te zgjohet shoqeria civile dhe media, qe te zgjohet populli dhe te bejme revolucion

        1. Shqetësime të drejta! Keto janë pasoja të dekadave të tëra te shkaterrimit të shqiptarit dhe vlerave. Dhe ashtu është, po vazhdoi kështu ky komb nuk do të egzistoj më, fatkeqësisht.

  2. keshtu e beri shqiperin Salih kurva Punoi fort qe diten qe u fut ne politike ky kelysh i serbise per te shkaterruar vlerat e Shqiptarve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *