• |
ide | kryesore

FOTO/ 23-vjeçarja gjermane që dashurohet me objektet: Dua të martohem me një avion

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Orientimi seksual i 23-vjeçares gjermane Sarah Rodo quhet “objectophilia”. Vajza thotë se ka një tërheqje fizike ndaj objekteve të pajetë. Sipas asaj që raporton “The Mirror” dashuria e saj e fundit është një aeroplan Boeing 737.

E reja thotë se udhëton rregullisht vetëm me atë model avioni dhe se ka 50 kopje në miniaturë në shtëpi. Për të, Boeing 737 është “i dashuri i saj”.

“Objektet më kanë tërhequr që në adoleshencë, e kam kuptuar që në moshën 14-vjeçare. Para avionit ishte një treni ICE 3. Kam pasur edhe dy marrëdhënie me burra se nuk isha e sigurt cili ishte seksualiteti im i vërtetë. Shumë shpejt kuptova se nuk kam ndjenja romantike për njerëzit. Unë mbi gjithçka dua aeroplanin tim, por në veçanti fytyrën, krahët dhe motorin e tij: ata janë kaq seksi” – tha e reja nga Dortmundi.

“Ishte dashuri me shikim të parë. Thjesht dua të jem me të gjatë gjithë kohës. Ai më bën njeriun më të lumtur në botë. Jo të gjithë e kuptojnë. Megjithatë, miqtë e mi e kanë pritur shumë mirë ndjenjën time dhe më kanë inkurajuar. Do të doja të martohesha me avionin më shumë se çdo gjë tjetër, por në Gjermani është e ndaluar”, – tha ajo. ©LAPSI.al

Although Sarah, who is from Dortmund, Germany has given relationships with humans a go, she claims that the aircraft make her feel complete and she even has 50 replica models that sleep in her bedSarah, 23, with Boeing 737 - also known as 'Dicki' Sarah in bed with planeWoman Opens Up On Her Sexual Relationship With Plane

SARAH RODO - Il Messaggero



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *