• |
ide | kryesore

Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, Kuvendi mban 1 minutë heshtje

Arkiva



Në seancën plenare të ditës së sotme, Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për të nderuar figurën e ish-presidentit të pepublikës Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në Gjermani. Gjendja shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit me COVID-19.

“Ne ndër te ish-ministrit, ish-presidentit Bujar Nishani, mbajmë një minutë heshtje”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj. Deputetët u ngritën të gjithë në këmbë, dhe mbajtën heshtjen.

Ish-kreu i shtetit lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *