• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga gjetja e pajetë në kanal e 37-vjeçares në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë zbuluar ndërkohë detaje të reja nga ngjarja që tronditi Shkodrën pasditen e së martës. Një 37-vjeçare e identifikuar si Leze Qosja u gjet e pajetë në një kanal në afërsi të zonës së njohur si “Bajpasi”. E reja ishte larguar nga banesa prej 23 ditësh që më 8 maj.

Megjithatë familjarët kishin bërë denoncim në polici për zhdukjen 10 ditë më vonë, pra me 18 maj. Prej kësaj date policia kishte nisur kërkimet për gjetjen e gruas, por pa rezultat. Trupi i saj u gjet këtë të martë nga kalimtarët.

Nga këqyrja paraprake duket që në trup të ketë disa hematoma, por do të jetë ekspertiza ajo që do të përcaktojë shkakun pasi një pjesë e trupit ishte dekompozuar. Përpara hetuesve motra e viktimës tha se 37-vjeçarja vuante nga depresioni kohët e fundit, policia nuk po përjashton as pistën e vetëvrasjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *