• |
ide | kryesore

Shqiptarët lënë “nam” në Francë, rrihen me shkop bejsbolli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë janë dënuar nga një gjykatë franceze pasi janë rrahur me njëri-tjetrin me shkop bejsbolli në mes të qytetit Brest të Francës.

Sipas dëshmitarëve që panë gjithë skenën e dhunës, një prej makinave kishte bllokuar rrugën në qendër të qytetit dhe njëri prej shqiptarëve kishte dalë nga makina e tij dhe ka rrahur me shkop bejsbolli bashkëatdhetarin e tij duke i thyer edhe krahun.

Për hetuesit, i plagosuri kishte rrëfyer se: “Donin të më fusnin në bagazhin e makinës së tyre”, shkruajnë mediat franceze. Sipas dosjes së prokurorisë thuhet se shqiptarët, “sillen sikur të ishin në Shqipëri”.

Vetë i plagosuri nga ana e tij ka thënë se “nuk dëshiron procedim ligjor dhe se palët tani po pajtohen”. Megjithatë, gjykata dënoi njërin prej shqiptarëve me 1 vit burg dhe të dytin me 900 euro gjobë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *