• |
ide | kryesore

Nis epoka e re kuqezi, Cardinale prezantohet në Casa Milan: “Të shtyjmë Milan gjithnjë e më lart”

-Instant, Sport



“Ne mezi presim të fillojmë një partneritet afatgjatë me klubin, drejtuesit e tij dhe milanistët nga e gjithë bota për të vazhduar ta shtyjmë Milanin gjithnjë e më lart në vitet në vijim”, këto janë fjalët e para të Gerry Cardinale, pasi u bë pronari i kuqezinjve, duke marrë aksionet e klubit nga Elliott. “Filozofia e investimeve të RedBird dhe rezultatet e arritura në botën e sportit kanë treguar se klubet e futbollit mund të jenë të suksesshëm në fushë, duke ruajtur një profil të qëndrueshëm financiar”.

“Jemi të nderuar që jemi pjesë e historisë së shkëlqyer të Milan dhe jemi të emocionuar nga perspektiva për të qenë në gjendje të shkruajmë kapitullin e ardhshëm të klubit, pikërisht në momentin në të cilin është rikthyer për të zënë pozicionin e merituar në krye të kampionatit italian, me shikimin drejt objektivave të së ardhmes në nivel evropian dhe botëror. Unë do të doja të falënderoja Gordon Singer dhe të gjithë ekipin Elliott për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë në katër vitet e fundit për të rikthyer Milanin në krye të Serie A”, vazhdoi Cardinale nga Casa Milan, ku tashmë është takuar me Maldinin, Massaran dhe Gazidis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *