• |
ide | kryesore

Sekuestrimi i dy anijeve greke, Irani: Franca dhe Gjermania të mos ndërhyjnë

-Instant, Lajme, Planet



Irani denoncoi “përfshirjen e papërshtatshme”, siç e quajti, të Francës dhe Gjermanisë , të cilat dënuan sekuestrimin nga Teherani të dy cisternave greke në Gjirin Persik.

“Një ndërhyrje e tillë e papërshtatshme në procesin e pavarur gjyqësor të vendit tonë nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve”, tha në një deklaratë Said Hatibzadeh, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Më 27 maj, Garda Revolucionare, ushtria ideologjike e Iranit, njoftoi se kishin kapur dy cisterna greke të naftës, disa javë pasi Greqia kapi, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, një anije që transportonte naftë iraniane.

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës dënuan sekuestrimet e këtyre anijeve greke nga Irani dhe duke i bërë thirrje Teheranit t’i lirojë ato së bashku me ekuipazhet e tyre.

Hatibzadeh, nga ana e tij, denoncoi faktin se Franca dhe Gjermania po protestonin për një sekuestrim ligjor, ndërsa të njëjtat vende “heshtin përballë sekuestrimit të paligjshëm të Greqisë  të një anijeje që transportonte naftë iraniane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *