• |
ide | kryesore

Gruaja në Vermosh: Erdhën me automatikë, na dhunuan e morën paratë dhe makinën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja nga grabitja me dhunë e dy të moshuarve në Vermosh të Malësisë së Madhe, ku autorët lidhën çiftin e moshuar dhe i grabitën, janë zbardhur nga dëshmia e gruas së dhunuar. Bashkëshortja e Tom Tinaj, 58-vjeçarja Miri Tinaj, ka treguar ngjarjen nga momenti kur dy grabitësit kanë hyrë në banesën e tyre në Vermosh të Malësisë së Madhe deri në momentin kur janë largur autorët dhe kanë grabitur automatikun dhe levat me të cilën e kanë goditur. 58-vjeçarja tregon se autorët kanë hyrë brenda me automatikë, duke lidhur e dhunuar më parë burrin, dhe pastaj edhe atë.

“Kane ardhur dy persona te maskuar dhe me automatike ne duar. Kane lidhur burrin te parin dhe une qendrova me shume por me pas me rrahen dhe me lidhen edhe mua. Me thane ku i keni parate. Ne i thame qe nuk kemi, por ata na dhunuan dhe pastaj i treguam. Kane marre parate dhe me pas jane larguar duke na lene te lidhur. Une jam demtuar me shume ndaj edhe kam ardhur ne spital. Kemi qendruar per rreth nje ore e gjysem te lidhur dhe une kam ecur duke u zvarritur deri sa kam shkuar ne kuzhine.
Aty kam marre nje thike dhe jam liruar. Kam njoftuar komshinjte dhe me pas edhe policine. Policia duke ardhur rruges ka hasur me automjetin e aksidentuar qe na kane marre autoret nga oborri i shtepise. Ne kemi pasur goxha para sepse ka marre burri kursimet e pensionit, leket qe na kane sjell djemte plus edhe kemi punuar duke shitur prodhimet tona. Pasi kane marre parate dhe sendet e argjendta jane larguar”, shprehet gruaja e traumatizuar nga ngjarja.



4 Comments

  1. Ne fakt keta i ka dhunuar shteti ose me sakte rilindja. Rilindasit e kane keq-orientuar policine

    duke e zhvendosur fokusin nga siguria qe do te ishte detyra paresore e saje, ne survejimin e

    njerzve se kush voton per ke, apo kush nderron tjegullat ne cati apo ben ndonje riparim banje.

    Thirrja e Sali Berishes se para disa viteve qe njerzit duhet te armatosen per te mbrojtur veten

    familjen e pronen eshte aktuale. Shteti te pakten duhet te lejoje armbajtjen me leje sic e ka edhe

    shteti me i fuqishem e me demokratik i botes SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *