• |
ide | kryesore

Peticioni për largimin e aktores nga Aquaman arrin 4.4 milionë

-Instant, Paparazzi, Slider



Peticioni  për të bindur Warner Bros që të heqë Amber Heard nga filmi i ardhshëm “Aquaman”  ka arritur 4.4 milionë nënshkrime .

Peticioni Change.org u krijua nga fansja Jeanne Larson në vitin 2020: “Bëni gjënë e duhur. Hiq Amber Heard nga Aquaman 2,” shkroi ajo në përshkrimin e listës.

Peticioni arriti në 3 milionë  në fillim të majit, rreth kohës kur u raportua se Heard  kishte pak skena  në vazhdimin e Warner Bros.

Ndërkohë, ajo pohoi gjatë dëshmisë së saj në gjyq se studioja “nuk donte ta përfshinte në film.

“Më dhanë një skenar dhe më pas më dhanë versione të reja të skenarit që kishin hequr skena që kishin veprim në të, që përshkruanin personazhin tim dhe një personazh tjetër “tha ajo në dëshminë e saj. “Ata hoqën shumë pjesë.”

Megjithatë, raporte të tjera treguan se pjesët ishin reduktuar për shkak të mungesës së kimisë së saj me aktorin Jason Momoa, i cili luan rolin kryesor në “Aquaman”./Lapsi.al

This image released by Warner Bros. Pictures shows Jason Momoa, left, and Amber Heard in a scene from "Aquaman." (Warner Bros. Pictures via AP)

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *