• |
ide | kryesore

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat e Kosovës raportojnë se në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është dhënë një alarm për bombë.

Sipas të njëjtave burime në vendin ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë. Autoritetet nuk kanë dhënë ende sqarime. Në Aeroportin e Prishtinës janë parë policë të shumtë.

Kosovapress raporton se njësitet e posaçme të Policisë janë duke kontrolluar një aeroplan. Qytetarëve u është sugjeruar që të largohen nga zona e udhëtarëve në aeroport.

Kohët e fundit ka pasur një sërë alarmesh për bombë në Prishtinë si ai në Rektoratin e Universitetit apo edhe në një shkollë tjetër. Në të gjitha rastet ka rezultuar alarm i rremë.

Lajm në përditësim…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *