• |
ide | kryesore

Nga Moisiu, Nishani e Begaj/ Presidentët shqiptarë që erdhën nga ushtria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Bajram Bega ishte kandidati që socialistët përzgjodhën mes 26 kandidaturave për të zëvendësuar Ilir Metën në krye të shtetit. AI bëhet presidenti i tretë që vjen nga radhët e ushtrisë dhe i treti pas viteve 90.

55-vjeçari i lindur në Rrogozhinë ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë. Më pas i hyri karrierës ushtarake dhe mban gradën “Gjeneral Major” të cilën e mori nga Presidenti Ilir Meta në korrik të vitit 2020.

Përpara tij, president me karrierë ushtarake ishte i ndjeri Bujar Nishani. Ai u zgjodh president në vitin 2012 dhe shërbeu përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017.

Në këtë post erdhi nga një karrierë akademike pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe angazhimit disa vjeçar në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në dekadën e parë të tranzicionit demokratik. Ai kishte mbajtur më herët pozitën e ministrit të Brendshëm dhe atë të ministrit të Drejtësisë.

I pari president ushtarak ishte Alfred Moisiu i zgjedhur në 2002. I biri i Spiro Moisiut pati një karrierë të gjatë në ushtri, nga instruktor në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, oficer, komandant, zëvendësministër i Mbrojtjes dhe ministër i Mbrojtjes. Këtë funksion Moisiu e ushtroi deri më 24 korrik 2007, kur kreun e shtetit e mori presidenti Bamir Topi.

Përpara tyre nga karrierë ushtarake por për shkak të rrethanave të luftës ishin Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Asnje lloj kostumi, civil apo ushtarak nuk eshte garanci per funksionarin e shtetit, por jeta dhe puna e tij, kontributi shoqeror e shteteror.

    Shqiperia nuk ka ende eksperte te vertete per te analizuar personalitetin, gjuhen e trupit, psikologe per karrierat dhe ndikimin tek personnaliteti i njeriut, sepse keto quheshin shkenca “borgjeze”, ashtu si sociologjia.

    Me nje foto apo shfaqje ne tv nuk mund te gjykojme per askend, por vec te paragjykojme, gje qe shqipot e bejne me qejf.

    Do te kujtoja Presidentin Miteran qe per cdo flake kashte qe i dilte perpara thoshte :”Jepini kohe-kohes”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *