• |
ide | kryesore

“Mbyllja e dyerve i shërben transparencës” sqarimi epik i Bajram Begajt për komisionet hetimore

Arkiva, Kryesore, Lajme



Bajram Begajt i ka ardhur koha të shyejë borxhin që i ka Edi Ramës. Për ta bërë këtë është e pamundur të ruajë integritetin dhe seriozitetin që ia imponon posti. Aq më tepër që Ramës i duhet për t’i vënë gjoksin skandaleve të korrupsionit që e shqetësojnë kryeministrin.

Së pari duke dekretuar ligjin kontrovers për komisionet hetimore. Së dyti duke e shoqëruar atë me argumenta qesharake dhe sulme ndaj opozitës.

Për komisionet hetimore, opozita ka tre muaj në protestë. Në parlament, deputetët janë përleshur me njëri tjetrin, janë shtyrë dhe tërhequr me gardistë, kanë ndezur flakadanë për të bllokuar seancat parlamentare dhe është kaluar deri në përplasje fizike.

Pavarësisht protestave, socialistët e refuzojnë hetimin e aferave të korrupsionit. Dhe skandalet nuk janë pak.

Opozita kërkon hetim për skandale që do të rrëzonin çdo qeveri në botë; që nga udhëtimet me charter të Edi Ramës; kontrata e dyshimtë me Alabar për portin e Durrësit; shpalljen si investitor strategjik të bashkëshortit të Olta Xhaçkës apo për lidhjet e korrupsionit që Charles McGonigal krijoi në Tiranë me Edi Ramën.

Lexo edhe: Rama: Opozitës nuk i takojnë komisionet hetimore

Lexo edhe: Komisionet hetimore/ PS qëndis ligjin sipas shqetësimeve të Ramës

Lexo edhe: Washington Post për protestën e opozitës: Socialistët bllokuan komisionet hetimore!

Socialistët kanë përjashtuar rregullisht deputeët e opozitës këto tre muaj, ndërsa gardistët në sallën e kuvendit shtohen në çdo seancë. Megjithatë presidenti ka zbuluar se është opozita që nuk është bashkëpunuese.

Sipas asaj që shkruan Begaj në argumentat e dekretit të ligjit për komisionet hetimore, këto 20 ditët e fundit nuk pati asnjë përpjekje për t’u ulur në tryezë dhe për të gjetur konsensus nga opozita. Kjo, sipas Begajt tregon se qëllimi i vërtetë i opozitës ka qenë bllokimi i ligjit të ri.

“Periudha nga miratimi i ligjit, deri në përfundimin e afatit 20-ditor për shpalljen e tij, u ezaurua pa asnjë demarsh për të ofruar dhe gjetur zgjidhje kompromisi, gjë që mban në këmbë si objektiv qëllimin për bllokimin e hyrjes në fuqi të ligjit, por rrëzon si të paqenë objektivin për “diskutimin dhe miratimin konsensual të ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore”.

Rast pas rasti/ Si kujdeset Rama për të tallur publikisht Presidentin (FOTO)

Ligji i ri është kritikuar sepse hetimet parlamentare vihen plotësisht në kontrollin e shumicës në pushtet. Mbledhjet bëhen të mbyllura. Thirrja e dëshmitarëve bëhet me votim paraprak.

Për pasojë transparenca tkurret.

Çuditërisht në argumentimin që i ka bërë ligjit, Bajram Begaj pretendon se mbyllja e dyerve për mbledhjet e komisioneve hetimore i shërbejnë transparencës. Lexoni më poshtë:

“Formulimet që përcaktojnë me numërtim rastet kur mund të zhvillohen mbledhjet me dyer të mbyllura, i shërbejnë transparencës, sepse nëpërmjet kufizimit të rasteve disiplinojnë vendimmarrjen e komisionit dhe reduktojnë mundësinë e abuzimit me këtë mekanizëm” shkruhet në argumentimin e dekretit.

Ky nuk është rasti i parë që Begaj po keqpërdoret nga mazhoranca dhe me gjasë nuk do të jetë i fundit. Në seancën e parë të këtij viti, Bajram Begaj u shfaq në parlament për të mbajtur një fjalim, megjithëse ishte i ndërgjegjshëm se opozita do të protestonte.

Për shkak të protestës së opozitës, Begaj u detyrua të largohej nga salla e kuvendit. Në korridoret e parlamentit mësohet u ndoq me ulërima nga Gaz Bardhi.

Sqarimi i plotë i Bajram Begajt për dekretin e ligjit të ri për komisionet hetimore

Presidenti i Republikës nxori sot dekretin “Për shpalljen e ligjit nr.106/2023, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”.
Trajtimit të kësaj praktike institucionale ditët e fundit i është dhënë përmbajtje politike nga një numër i kufizuar deputetësh. Për këtë arsye, Institucioni i Presidentit të Republikës e gjen me vend të informojë opinionin publik, si vijon:

Shpallja e ligjeve nga Presidenti i Republikës bëhet në përfundim të procedurës së kontrollit kushtetues, gjatë të cilit institucioni verifikon kushtetutshmërinë e dispozitave të reja dhe të procedurës së miratimit të tyre. Kontrolli kushtetues nuk verifikon asnjë aspekt me përmbajtje politike të ligjit.

Argumenti më me peshë që ngrihet nga një pjesë e eksponentëve të opozitës ka lidhje me pretendimin se hyrja në fuqi e këtij ligji mund të minojë dialogun mes palëve politike në Kuvend: – “Ky ligj i njëanshëm duhet të kthehet në parlament dhe të miratohet me konsensus”.

Presidenti i Republikës e çmon si tejet të rëndësishme uljen në negociatë për të gjetur zgjidhje kompromisi për këtë lëndë, si për çdo lëndë tjetër objekt debati, kontestimi apo konflikti politik. Zgjidhja e shpejtë e kundërshtive për këtë ligj do të formonte një mundësi serioze për të ndërtuar marrëdhënie mirëbesimi mbi një shembull konkret bashkëpunimi. Kjo është arsyeja pse Presidenti i Republikës ftoi menjëherë eksponentët më të zëshëm të opozitës që të kërkonin kompromisin me shumicën parlamentare dhe të shfrytëzonin ndërkohën, deri në përfundimin e afatit për shpalljen e ligjit, për të zgjidhur në dialog me shumicën të gjitha çështjet që i shqetësonin lidhur me ligjin e sapo miratuar.

Në të vërtetë, periudha nga miratimi i ligjit, deri në përfundimin e afatit 20-ditor për shpalljen e tij, u ezaurua pa asnjë demarsh për të ofruar dhe gjetur zgjidhje kompromisi, gjë që mban në këmbë si objektiv qëllimin për bllokimin e hyrjes në fuqi të ligjit, por rrëzon si të paqenë objektivin për “diskutimin dhe miratimin konsensual të ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore”.

Për sa u takon pretendimeve për antikushtetutshmëri të dispozitave të reja ligjore, të bëra publike nga disa eksponentë të opozitës, sqarojmë, si vijon:

1. Është pretenduar se miratimi i projektligjit është shoqëruar me parregullsi procedurale. Ky pretendim nuk i qëndron kontrollit kushtetues. Shkeljet procedurale nuk përbëjnë shkak të vetëmjaftueshëm për kthimin e ligjit për shqyrtim. Procedura e shqyrtimit dhe e miratimit të projektligjeve është çështje e Rregullores së brendshme të Kuvendit, kontrolli i zbatimit të së cilës kryhet nga organet e brendshme të Kuvendit, të ngarkuara nga vetë Rregullorja për këtë qëllim.

Është fakt publik se në instancat e brendshme të Kuvendit nuk është depozituar asnjë kërkesë me pretendime për shkelje procedurale të lidhura me këtë ligj. Shkeljet procedurale mund të formojnë lëndë për kontrollin kushtetues vetëm nëse shkeljet procedurale ngrihen në nivelin e shkeljeve kushtetuese. I tillë është, për shembull, rasti kur një ligj, për të cilin Kushtetuta kërkon miratimin me shumicë të cilësuar, miratohet me një numër më të vogël votash. Asnjëra nga shkeljet procedurale të pretenduara nuk ngrihet në nivelin e një shkeljeje procedurale kushtetuese. Për pasojë, nuk e bën këtë ligj antikushtetues.

Po kështu, pretendimi se ky ligj duhet të ishte miratuar me konsensus nuk ka lidhje me ndonjë kërkesë të Kushtetutës, ndaj Presidenti i Republikës nuk mund ta kthejë atë për shqyrtim me shkakun se i mungon konsensusi.

2. Është pretenduar se amendamentet e miratuara nuk kanë të përfshirë qëndrimin e konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilit shumica parlamentare është e detyruar të pranojë ngritjen e komisionit hetimor dhe se ajo mund të vërë në diskutim vetëm objektin e hetimit dhe vetëm nëse ka pretendime për cenim të parimeve kushtetuese. Përballë këtij pretendimi qëndrojnë dy fakte thelbësore, të cilat mbrojnë kushtetutshmërinë.

Së pari, detyrimi për ngritjen e komisionit hetimor, kur këtë e kërkojnë jo më pak se 35 deputetë, është detyrim që buron nga neni 77 i Kushtetutës dhe nuk ka dispozita të këtij ligji që t’i kundërvihen.

Së dyti, jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, që ka përcaktuar edhe kufijtë e diskrecionit të shumicës parlamentare, në këtë rast, gjithashtu, nuk kundërshtohet nga asnjë dispozitë e këtij ligji. Opinioni se kjo çështje duhet të ishte përfshirë në tekstin e ligjit me formulime konkrete, sipas kësaj linje, mund të konsiderohet racional, por mungesa nuk e bën ligjin antikushtetues, sikurse nuk i zhbën detyrimet që burojnë nga Kushtetuta dhe nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese.

3. Është pretenduar se përcaktimet e ligjit të ri për rregullat për zhvillimin me dyer të mbyllura të mbledhjeve të komisionit hetimor synojnë eliminimin e transparencës, e cila është thelbi i punës së tij. Formulimet që përcaktojnë me numërtim rastet kur mund të zhvillohen mbledhjet me dyer të mbyllura, i shërbejnë transparencës, sepse nëpërmjet kufizimit të rasteve disiplinojnë vendimmarrjen e komisionit dhe reduktojnë mundësinë e abuzimit me këtë mekanizëm. Rastet e përmendura në ligj janë përjashtimore dhe secili prej tyre i shërben mbrojtjes së një interesi tjetër kushtetues ose ligjor. Këto dispozita nuk eliminojnë transparencën. Shkelja e tyre mund ta bëjë këtë. Ligji nuk mund të quhet antikushtetues. Veprimtaria në kundërshtim me të, po.

4. Është pretenduar se rregulli i ri për marrjen e provave dhe thirrjen me vendim të ndërmjetëm të dëshmitarëve është antikushtetues. Edhe ky pretendim nuk i qëndron kontrollit kushtetues. Është e vërtetë se dispozita për marrjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve me vendim të ndërmjetëm formon regres në raport me ligjin e mëparshëm, i cili, kryerjen e këtyre procedurave nuk ia nënshtronte votimit, por çështja në vetvete nuk ka lëndë kushtetuese. Nuk mund të pretendohet, për shembull, që në këtë rast kemi të bëjmë me cenimin e një të drejte të fituar, sepse parimi kushtetues i mbrojtjes së të drejtave të fituara vepron në një fushë tjetër dhe për subjekte krejt të tjera. Në këtë rast, jemi përpara dy zgjidhjeve ligjore, konkurruese me njëra-tjetrën, por të dyja janë kushtetuese.
Nga ana tjetër, rregullat për marrjen e dëshmisë dhe përmbajtjen e saj nuk mund të konsiderohen kufizuese. Ato sqarojnë pozitën procedurale të dëshmitarit dhe janë në harmoni me legjislacionin shqiptar, (përfshirë modelet e huaja të referencës).

5. Për sa i përket kërkesës për përfshirjen e Presidentit të Republikës në procesin e dialogut politik, kjo përbën konsideratë të një natyre të ndryshme nga konsideratat që i takojnë procedurës së kontrollit kushtetues të ligjeve. Kthimi i ligjeve për shqyrtim nuk është instrumenti kushtetues që i është dhënë Presidentit të Republikës për të lehtësuar dialogun. Ligjet nuk shpallen për hir të “dialogut politik mes palëve”, por si pjesë e procesit legjislativ, për shkakun se kalojnë me sukses filtrin kushtetues.

Me këtë rast, sjellim dhe një herë në vëmendje mesazhin e Presidentit të Republikës drejtuar deputetëve me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar dhe thirrjen e tij për dialog konstruktiv dhe bashkëpunim vullnetmirë midis forcave politike, si rruga e vetme që i shërben të mirës së përbashkët, interesit kombëtar dhe konsolidimit të pozitave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Kjo thirrje është e vlefshme edhe në lëmin e ngritjes dhe funksionimit me sukses të komisioneve hetimore parlamentare.



47 Comments

  1. KAPENI PRESIDENTIN PER DORE DHE COHENI NE KOPESHT TA MESOJNE FEMIJET !KETIJ DUHET TI MESOJNE DHE HYMNIN E FLAMURIT! thotë:

    NA VJEN TURP PER KETE DRU PRESIDENT ANTIKOMBETAR DHE PERCARES TURP TURP !

    1. Presidenti është në rregull. Opozita thjesht po shikon kujt ti mbesë në dorë, ai thjesht nuk po përzihet. Mbyllja e komisioneve hetimore për publikun mbron ata që mund të japin dëshmi por që mund të mos e japin dëshminë nëse ajo u bëhet publike. Prandaj rritet transparenca – për parlamentarët sigurisht, si përfaqësues të popullit që janë. Por lapsi është akoma te tabela e shumëzimit për ti bërë këto llogari.

  2. Sa i duruar paska qene Edi Rama. Si nuk ua mbyll dyert e parrlamentit e mos te merret me
    keta depudete qe vetem rremuje dine te bejne. Duan edhe komisione hetimore keta edepseze.
    Keta duhen fut te gjithe ne burg me Salen ne krye dhe atje te bejne komisione hetimore e me
    the e te thashe. U bene keta te kerkojne llogari, Pikaaa. Ketyre pabukseve tu japim llogari?
    Po ne i kemi te gjitha, pushtetin, parate, policine, ushtrine, biznezin, drejtesine, nderkometaret
    kurse ketyre edhe populli i vet po u ik, e kuj do ti japim llogari, vetes?

  3. Dhe akoma pyesin,”Pse largohen shqiptaret”? Ketyre qe qeverisin,u mungon vetem Dushan Mugosha dhe Miladini i Popopopopoviceve,prandaj edhe jane aq miq me Vucicin me shoke……

    1. Edvini I zi I mafis zez,vuqiqit zi,fazliqit zi asht at qy kerko qy revolucjoni I rrugices liris demokracis t mos fitoj.Mjat ,Rama ik ik ik.Qadra e liri demokracis do triumfoj.

  4. President qe e kapin per veshi dhe nga te doje ai 🫢Kryeturpi i Shqiperise 💩💩😞 thotë:

    Futi I ne goje nje. Biberon ketij presidenti dhe nje lyerje flokesh bebi. Begaj🤣Keshtu eshte. Kur zgjidhen presidente jo nga merita. Por nga injoranca dhe spiunlliqet qe ka bere. Pse jo dhe nga vjedhjet !Shkresa qe paraqiti ishte tamam nje leter per te fshire. Bythen e Kryeministrit pa as dhe nje spjegim ligjor🫣!Te mjeret por dhe te dhjeret shqipetare. Kush I udheheq. Nje bande hajdutesh dhe hajdutesh Imorale dhe te felliqur 💩💩😤

  5. STALINI ORIGJINAL E KISHTE SHUME PROBLEM PARAQITJEN E JASHTME POR DHE DY STALINET TONE BEGAJ DHE EDI RAMA I KUSHTOJNE SHUME KOHE DHE PARA TE Hrxhuar thotë:

    DY STALINE NE NJE DERE ?NJE NJE METER E GJYSEM TAMAM ME GJATESI SA ORIGJINALI POR PA MUSTAQE BEN MIRE TE MARRI CA LESH NGA POSHTE DHE TI VEJE SIPER GOJES PER MUSTAQE !I DYTI STALINI GJATOSH DY METRA QE KUJDESET PER MUSTAQET GRUAJA E SURRELIT,

  6. Më president idiot nuk besoj se njeh bota po ashtu dhe në Shqiperi!!
    Një Haxhi Lleshi i dytë!!
    Bën ça i thonë!!! Gjatë gjithë periudhës të demokracisë të gjithë presidentët e se vinin të propozuar nga partitë ishin korrekt dhe të paanshëm.
    E gjeti tamam Rama.
    Një person që as ushtarakun nuk bën. Një ushtarak i vërtetë e per më tepër gjeneral nuk bie aq poshtë sa të marri anë. Nuk tutet para askujt sepse është simbol i tërë kombit shqiptar!!
    Mjerë Shqipëria në dorë të kujt ka ra!!

  7. Duket dita qe ne mengjes- eshte nje shprehje popullore. Keta lloj kapterash i hanin racionim e ushtarevet e ne i bejme presidente.Hajde shtet,hajde!

  8. Po te ishte zgjedhur me vote ai do te merte vetem voten e gruas dhe as nje vote tjeter!

  9. Asgje me teper neketo shprehje aprovimi anti ligjor te ligjit anti demokratik, nuk mund te dale me tej se dora e Rames, ne shprehje e permbajtje.Pra, Bajram loqia, i sherben si vasal e zorra qorre banditit qe e vuri ne ate post.Si ka kurajo qe ky rryp president shkel kushtetuten e ligjet e parlamentit.Guak, injorant qe perfaqeso ne ate post shqiptaret.Sperfaqeso asgje, as vehten e vet nese i ka mbetur pak ndergjegje Rrogozhine, se profesionale,,,,,,BYK.

    1. Një Prokurori Skapiiii paguhet 5 milionë në muaj lale , bajrami sbo aai lek, ama eshte fiks për skapppp, do rregullojnë statistikat për peshqit e medhenj.

      Rama e ka mendu kët punëbqëkur e ka von president kët kokzbraztin

  10. President langaraq sapo te mbaroj mandatin eshte per Spak per gjithe vjedhjet ne ushtri sic eshte porti i Sarandes dhene Dulakut dhe Kastratit

  11. Përputhje perfekte e fotos me titullin ! Vet edveri me foton që ka bër publike ,ka dashur të na sqaroj plotësisht !

  12. Ca te boj baromi i shkrete. ate i kan dhon me lexu dhe ai e ka lexu pa gabime ortografike sikur me qen patronazhist

  13. Plas sherri brenda familjes Berisha: Argita refuzon të shkojë në televizionin e Shkëlzenit, pas përplasjeve me vëllain.

  14. 23,26, sa mire pergjoke o spiun, patronazhist.Me e keqija wshte se deformo realitetin per qellimet e zeza per te zinjte e mendjes shpirtit.A e degjove ore krimb gjjmb gjerizi rilindas aresyen, jam ne gjendje gripale, me falni tha, ne rastin sa me te pare do vij ne interviste. Por ju, shpifni, shpifni se ky eshte profesioni tuaj, andaj vidhni, korruptoni, mashtroni aktroni si felliqesirat e ketij vendi qe e ropet e po e boshatisni dita dites.E hajde mos tua permendesh rracen, si bira kurvi kelyshe hijenash.

  15. Komisionet hetimore janë diskutim i kotë,ato i takojnë Opozitës!
    Problemi është se te ne vetëquhet Opozitë banda e Saliut që sipas drogë – përdoruesit Shkullaku ,onanistit Bushati dhe kompanisë paska pesëqind mijë votues!
    Çdokush tjetër që nuk është me Saliun nuk ka të drejtë të quhet opozitë…
    Paguhen pra miliona para’ për mutngrënës nëpër kanale( i kishte hyrë fuqishëm tepsisë me m* këto ditë edhe njëfarë Sulo) vetëm që monopolin e të quajturit në opozitë t’a ketë Saliu dhe vetëm ai .
    Kjo Saliut i duhet si mburojë,se i ka thirrur mendjes,(ndoshta është në dijeni të ca dosjeve për të dhe të birin, që solli këto ditë DASH në Tiranë),dhe do përplaset fort nëpër gjyqe.
    Edhe sikur jo komisione hetimore t’u japë Rama foltoristëve por edhe mjaltë ata do vazhdojnë të bërtasin kot,do gjejnë pretekst ndonjë llampë të djegur në korridoret e Parlamentit.
    Halli i tyre mbaron sapo të vdesë Saliu,pas kësaj ata do vijnë një nga një si shelegët në SPAK…..

  16. Po cfare presidenti eshte ky? Burre me laper nuk kam pare e degjuar ndonjehere. Vaj medet ku ka vajtur shoqeria shqiptare! Megjithate mos harroni, keto mostra politike i kemi votuar vete.

  17. OreBej, po kush,,,se kush e trego vehten ne koment, QE JE KARABUSH.,,Votat qe vjedh, i ble e i merr me presio Rama qenkan te ndereshme, kurse ato 600,000 votat e gjakut te fituara nen tutelen e pushtetit, qe po kerkon ta eliminoi as qe te hykerkan ne sy.Sa larg shkon maskaralleku sa luteni edhe per vdekjen e Berishes nga tmeri qe keni nga ai per cjerrjen e maskes qe ua ka bere shpures me hajdute, drogmenesh, horrash, spiunesh, anti kombetare se jeni ju fara keqe e mbetjeve kriminale.Kuptoheni qe ju jeni vetem sherbetore personal te stilit Ramist per mono pushtetin w tij, se sa per sistemin demokratik qe duhet te kemi.Mos pasje pershtypje mbi bemat e ketij pushteti pushtuesper katrahuren qe ka bere ne keto 11 vjet,me vjedhje galopante, korrupsin, shkatrrim konstuticional te bazave demokratike, prones, drogen problematike, emigrimin, varferine qe po e rrit cdo dite, me taksat e shkurtimet e vendeve te punes, mjekesine, aresimin, plotsisht ne degradim, ju , qelbesirat e kombit, beni sikur i harroni, apo jeni nen efektin e droges qeveritare, e sulmoni opoziten, te cilen qellimisht doni ta eliminoni, ashtu sic po e sulmoni, qe vetem, e vetem, te arrini ne qellimet tuaja ogurzeza, LITARIN MBI VARR, qe u la krimineli mbi varr, . E, per te tera keto, fajinna e ka SALIU, apo analistet qe flasin e argumentojne me fakte deshtimin e pucin shtetror anti demokratik.Harrova,, vetem ju, kerrma mbetje ne mentalitetin e ish baballareve tuj kriminele, tradhtare e spiune jeni te mire, pro perendimore, pro Amerikane, ata qe u vrane u persekutuan, internuan nga ju, e baballaret tuaj, sot jane e i quani anti Amerikane,,,, kesaj i thone, U ngriten kembet, e po i bien kokes.

  18. pasi PD zyrtare e Lulzim Bashës, kishte dërguar një shkresë, ku interesohej e po hetohet për padinë e saj, të ngritur në gusht, për kullën 64 kate.

    Dhe SPAK ka kthyer përgjigje, se po heton në mënyrë të thelluar.

    Vetëm se përgjigjien e kanë çuar në selinë zyrtare të PD-së, pra në SHQUP, të cilën e ka zaptuar Berisha.

    Pra përgjigjia e kërkesës së Bashës, ka shkuar në zyrën e Berishës.

    Ndaj dhe është tërbuar.Kujdes me Haloperdolin o ceceni salihut ketu lart

  19. Gjeriz i Rames, me halo kanalet e qeveritareve, shpifes si fytyra yte e perditeshme ne komente, ta kamthene se eshte fatkeqesi qe propaganda qelbesirave ka rene ne lapsin e nji kerrme si ti. Shpifjet i lexon ne oturakun e Rames nga ku sheh fall bashke me te, se pallatet i ngre Rama, e lali fiku ,hajdute qe te dy, por qe pas i qendron ti si bire kurvi i pa ndreqeshem qe je.

  20. 24 mars – Më 24 mars, Afërdita do të jetë te Peshqit emocionalë dhe do të ndërveprojë me Jupiterin në Dem, për të të dhuruar një festë dhe më pas, një jetë magjike.Shpellkare e cecene mediatik ne masturbim kolektiv kunder nje gruaje,keni kohe te deri ne mars per tu martuar se ngelet mbas kriminelit serb salih dhe po ju iken ora biologjike,nxitoni.

  21. 17 shkurt – Afërdita do të jetë në Ujor dhe do të bashkëveprojë me Plutonin, i cili gjithashtu do të ndodhet në këtë shenjë. Kjo, e bën 17 shkurtin një ditë të përsosur për të thënë betimet e dashurisë, pasi planeti i dashurisë dhe ai i martesës do të punojnë fort që dashuria jote të përballojë çdo sfidë.

  22. Nderro fallin o patronazhist, se te gjtha rrena e mashtrime i kini Ne se, je fallxhi futi nji fall Rames e lali fikut, qe apo i ndjek as PAKU, dosjet voluminoze te baderdise te vjdhjeve te taksave te popullit, se mbase i shpeton sot, por te nesermen mos tu shkosh edhe ti nga pas e pastaj, TU RROJE BAJRAM LOQIJA.

  23. thelbi I gjithë historisë është që ajo dosje nuk mund të mbyllet pa u hetuar dhe gjykuar Sali Berisha.

    Pastaj gjykata le të vendos nëse një kryeministër ka të drejt të vras kur opozita proteston apo jo.

    Ai do të jetë një vendim I cili do të ndaj të ardhmen tonë, nëse duam të jetojmë në një vend demokratik ku kemi të drejt të protestojmë ndaj kryeministrave apo në një vend ku kryeministrat kanë të drejt të na vrasin.Xixa mos harro sot,ke rradhen per ti mbajtur salihut shishen e shurres,ruaje ne frigorifer te duhet me vone.

  24. Sali Berisha si kryeministër ka fshirë filmimet e 11 kamerave me cilësi të lart dhe ka zhdukur serverin e kryeministrisë më 21 Janar në mesnatë.

    Mjafton ky fakt për të ngritur akuzë ndaj Sali Berishës për prishje të qëllimshme provash.

    Ai dhe ekipi tij duhet të detyrohen të dorzojnë filimimet ose të shkojnë në burg.

  25. Ora 19 30 . 21 Janar 2011

    Në një konferencë për shtyp pak orë pas protestës, Sali Berisha, kryeministri i asaj kohe gënjen me vetdije dhe thotë se protestuesit i ka vrarë opozita pasi janë qëlluar me armë të lehta nga afër, që nuk i disponon garda.

    Nga kryeministria deklaroi se sipas raporteve paraprake mbi incidentin, “viktimat ishin qëlluar nga afër me armë të një lloji të ndryshëm nga ato që përdor policia dhe Garda e Republikës”. Gjithashtu ai i ftoi prokurorët që të hetonin ngjarjen.Prokurore salihu ju fton qe ta hetoni,cfare prisni

  26. Pushteti i gjithë në rreshtë për të uruar vrasësin e 21 Janarit që nuk u dënua.

    Pamjet e tuprshme tregojnë një sallë gjyqi të mbushur me banditë, ku gjyqtarja është njeriu më i terrorizuar.

    Në sfond avokati i Berishës që ishte dhe avokati i gardistëve.

  27. 21 Janari/ Për herë të parë vendimi i plotë i Strasburgut: Shteti të hetojë, identifikojë e ndëshkojë zinxhirin komandues! Çështja gati për SPAK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *