• |
ide | kryesore

Vreshta me rrush dhe kanabis, arrestohet 55-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 55-vjeçar ra në pranga e policisë së Mallakastrës, ndërsa babai i tij u procedua penalisht, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Në kuadër të operacionit “Gryka” u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 55 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë, babai i tij, shtetasi S. Ç., 72 vjeç, banues në Klos. Këta dy shtetas kishin mbjellë më shumë se 200 rrënjë kanabis në një vresht me rrush në pronësi të tyre, të cilat u asgjësuan nga policia me djegie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *