• |
ide | kryesore

Atentati ndaj babë e bir në Dukagjin, shpallen në kërkim 4 autorët e dyshuar

Lajme, Të fundit
dukagjin



Policia e Shkodrës, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka arritur të zbardh ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e Dukagjinit, ku u vra Zef Guri dhe u plagos Gjin Guri, djali i tij. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se tashmë janë identifikuar autorët e dyshuar, pas mbledhjes së provave dhe dëshmive të para në vendin e ngjarjes.

Shtetasit me iniciale M. Q., 28 vjeç, E. N., 29 vjeç, K. Dh., 25 vjeç, dhe Ç. S., 36 vjeç, janë shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e babë e bir, Zef e Gjin Guri, përkatësisht 73 dhe 43 vjeç. 4 të rinjtë dyshohet se janë autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë të shënuar rreth orës 18:30 në fshatin Mali i Shoshit, pranë një lokali.

Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”. Tashmë janë njoftuar të gjitha drejtoritë e policive në të gjithë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *