• |
ide | kryesore

Sekuestrohet 26 kilogramë kānabis në Malësi të Madhe, vihen në pranga babë e bir

Lajme, Të fundit
Tiranë



Dy persona, babë e bir, janë arrestuar në Malësi të Madhe për posedim të lëndëve narkotike. Atyre iu gjetën 26.4 kg kanabis në afërsi të banesës së tyre. Në kuadër të operacionit të koduar “Vukpalaj” u bë e mundur vënia në pranga e shtetasve me iniciale P.D 63 vjeç dhe A.D 35 vjeç.

Nga kontrollet në ambientet përreth banesës së të arrestuarve, u gjetën rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, gati për t’u shitur. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pajisje presimi, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhim, të cilat u gjetën gjithashtu në këto ambiente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *