• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe, plagoset një shtetas afgan

Lajme, Të fundit
Sherr në Cërrik, procedohen babë e bir dhe 3 vëllezër



Një shtetas i huaj është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Bajzë të Malësisë së Madhe. Sakaq, mësohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri mes disa personave në fshatin Fermë. Mësohet se 4 afganë janë konfliktuar me disa persona të paidentifikuar ende. Nga sherri ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar. Ai ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak Në afërsi të stacionit hekurudhor, në fshatin Fermë, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta, 4 shtetas nga vendet e treta janë konfliktuar me disa shtetas ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri, shtetasi afgan A. Z., 17 vjeç.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, po këqyrin zonën dhe po marrin në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për mjekim. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *