• |
ide | kryesore

Presidenti, Meta bisedon në telefon me Niko Peleshin: Respektoj çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në Turqi, ka bërë të ditur përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, se është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e Bajram Begësm në krye të shtetit.

Pasi ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për specifikat e lidhura me çështjen, kreu i shtetit bën të ditur se do të respektojë çdo vendim të Kuvendit, të shprehur me votë.

Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë. Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *