• |
ide | kryesore

De Ligt paralajmëron Juventusin: “Rinovimi? Vendos unë, dy vende të katërta nuk mjaftojnë”

-Instant, Sport



Matthijs de Ligt nuk e qetëson aspak Juventusin për rinovimin e kontratës së tij dhe dërgon një mesazh mjaft të qartë për bardhezinjtë: “Për momentin po zhvillohen diskutime dhe kur të vijë koha e duhur, do të vendos nëse do të rinovoj apo do të shikoj për diku tjetër”, tha mbrojtësi holandez për NOS, nga grumbullimi i kombëtares së tij -. Gjithmonë kam marrë vendime në bazë të projektit sportiv dhe dy vendet e katërta radhazi nuk mjaftojnë. Duhet të bëjmë një hap përpara, rezultatet ishin zhgënjyese”.

Ish-mbrojtësi i Ajax ka një kontratë që skadon në vitin 2024, me një klauzolë lirimi prej 125 milionë euro. Vullneti i klubit është ta zgjasë atë deri në vitin 2026, edhe sepse Allegri ka folur shprehimisht për të si një nga liderët e së ardhmes, por në negociata mund të përfshihet edhe një ulje e klauzolës, për t’i dhënë një rrugëdalje më të lehtë në rast se ai e konsideron të mbaruar përvojën e tij në bardh e zi.

E sigurt është se djali beson se ka arritur një nivel të rëndësishëm në karrierën e tij: “Mendoj se ky ka qenë viti im më i mirë, përsa i përket ndeshjeve dhe paraqitjeve, klubi më konfirmoi – tha ai -. Dëmtimet që i ndodhën Chiellinit dhe Bonuccit më dhanë mundësinë të provoj vlerën time, tani më duhet të bëj një hap më tej”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *