• |
ide | kryesore

Zyrtari rus kërcënon Ballkanin: Raketa jonë s’do të kërkojë leje të fluturojë mbi ta

-Instant, Lajme, Planet



Anulimi i vizitës dy ditore të shefit të diplomacisë ruse Sergei Lavrov në Serbi pasi shtetet Ballkanike nuk lejuan avionin e tij mbi hapësirën ajrore e ka acaruar mjaft Rusinë. Ndërkohë që Lavrov e cilëson këtë një situatë të paprecedentë, nuk kanë munguar edhe kërcënimet për sulme ndaj këtyre shteteve.

Shefi i Agjencisë Hapësinore të Rusisë Dimitri Rogozin tha se Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania kishin tradhtuar historinë e përbashkët të sllavëve duke u sjellë ashtu si edhe suedezët në raport me Rusinë, shkruan abcnews.al.

Më tej ai flet edhe për ndëshkimin e këtyre shteteve: “Sarmat (raketa ruse sh.r) nuk kërkon leje për të fluturuar mbi qiellin e tyre”.

Ky është një kërcënim i hapur për sulm bërthamor nga Rusia ndaj vendeve të Ballkanit pasi ndaluan shkuarjen e Lavrovit te vëllezërit serb dy ditë më parë.

Raketa “Sarmat” është ndër më të fundit të testuara nga Rusia dhe tashmë është bërë e modës që ushtarakë dhe politikanë rusë të kërcënojnë me sulm shtete të ndryshme. Në fillim ishin Anglia, Franca dhe Gjermania që u kërcënuan me një sulm me “Sarmat”, dhe tashmë është radha e Ballkanit.



2 Comments

  1. Po mire ato pak cope Sarmata qe keni , a s’do i ruani per lufte boterore,qe nuk eshte se nuk mund te vije shpejte, pasi t’ju lodhi Ukraina,dhe te hyjne ne loje te medhenjte e te merren me ju? Po nqs sulmoni shtetet kufitare te vellaut tuaj Serbise, me raketa berthamore, a s’keni problem qe rrezatimi do preke dhe vellezerit tuaj serbe?(kaq shume i doni ata?). Dhe kush te len te sulmosh nje shtet te NATOs? Nejse Kosova ta shfrytezoje dhe keto gabime ne deklarata qe po bejen ruset, per te hyre me shpejte ne NATO…Nderkohe tani po presim kercenimet qe do i beje Rusia Serbise, pasi Vucici ti kete premtu dicka kancelarit gjerman, pas 4 ditesh. Rumunet nuk jane sllave o Rogozin.

    1. MENDJA .ZEMRA SHPIRTI NJERZOR KAN NJE KOD TE VECANT PER TE DEPERTUAR thotë:

      VERTET RUSIJA KA.RAKETA TEKNOLOGJI SHKATRRUESE POR NE FAKT I SHERBEN VETEM SHKATRRIMIN RUS VETES VET .SHIKONI O NJERZEZ CFAR SPECIJESH JAN SA SHUM E URREJN VETEN E TYRE NE MENYREN ME TE ULET ME CNJERZORE ME .MIZORE ME SATANE SEPSE KAN ZHVILLUAR TEKNOLOGJIN E TE KEQESNE MENYREN ME TE TE KEQE ME MENDIM TE SHKATRROJNE TJERET POR PADISKUTIM DHE TJERET JUA HELLIN NJEJT KESHTU QE NDJELLIN VETSHKATRRIM .NE FAKT VETEN E DUAN SHUM .DHE VETSHKATRRIMIN JO.KJO NDOLL SE JU KA IK NDJESHMERIJA PER MIR NGA MEKATET QE BEJNE.TE SHPETUAR DALIN VETEM NESE LARGOHEN NGA PADREJTESIJA DHE BEHEN NDIHMES DHE PLOTSUES NE DOBI VERTET TE GJITHEVE NA PELQEN TE KEMI GJITHCKA TONEN POR E JONA BEHET VETEM ANGAZHIMI NE MENDIME FJAL VEPRA TE MIRA PERMES VLERave DHE TE drejtes HAKUT PA CENUAR LIRIT TE DREJTEN E ASKUJT.KU MENDIMI FJALA VEPRA JON KA ME TE MADHE DOBIN SE DEMIN PER TE GJITH KETO JAN DOMOSDOSHMERI DHE PERGJEGJSI QE DUHET TI KUPTOJM PRANOJM DHE RESPEKTOJM TE GJITH.NDRYSHE DINJE SE JENI FUTUR ATY KU SDILNI DOT .PA PERGJEGJSI PASOJA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *