• |
ide | kryesore

Makina përplas 12-vjeçarin në Lezhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë, në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve”.

Një automjet tip Benz ka përplasur një të mitur të moshës 12-vjeçare, i cili i ka prerë rrugën makinës.

I mituri është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

Dy muaj më parë në të njëjtin vend ndodhi i një aksident i ngjashëm ku një automjet përplasi një fëmijë duke e lënë atë të plagosur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *