• |
ide | kryesore

Arrestohet 19-vjeçari nga Tirana, po transportonte 8 emigrantë të paligjshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 19-vjeçar është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme, teksa po transportonte tetë emigrantë të paligjshëm në Shkodër. Pas informacioneve të mara, blutë kanë kapur në flagrancë, duke zbritur nga automjeti “Volkswagen”, tetë emigrantët në fshatin Vukpalaj. Për rrjedhojë u bë arrestimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi A.D, 19 vjeç banues në Ndroq të Tiranës, nën akuzë për “ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *