• |
ide | kryesore

Çmimi i karburanteve kap rekordin historik, zbulohet sa do të shitet nafta dhe benzina nga sot

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bordi i Transparencës ka zbuluar sot çmimet e reja të karburantëve. Nga sot pasdite një litër naftë do të shitet me 258 lekë, kurse një litër benzinë me 243 lekë. Ky është rekordi historik i çmimit të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri.

“Bordi vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 258 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 246 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 231 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftim.



6 Comments

  1. Cmimin e karburanteve po e paguan populli i thjeshte e pa makina permes abuzimit te skajshem ne cmimet e ushqime e.

    Ne plazhin e Shengjinit, ku ende ka pak pushues, te rralla jane dyqanet qe afishojne cmimet, te cilat jane shume me te larta se ne Tirane.

    Rekordin e mban Big Market ku ne market nuk ka asnje etikete cmimi, te cilin klienti e meson vetem tek arka, natyrisht gojehpur.

    Keshtu me ndodhi 3 ore me pare dhe para se te ikja e indinjuar e pa blere asgje, e pyeta vajzen qe ish si pergjegjese se pse ndodh kjo.

    Pergjigja ishte se Bigu ka qene hapur edhe kur te tjeret i mbanin mbyllur dyqanet.

    Kuptova se Bashkia e reklamuar per plehrat qe mbledh nje here ne dite e ne mesnate, ndaj ne te hoteleve i nxjerrim me 11 te nates, nuk ekziston per asnje lloj kontrolli.

    Por duke pare rrjetin e gjere te Big Market neper Shqiperi prej vitesh dhe kete “trimeri” mafiozesh, m’u kujtua Edi Rama tek emisioni “humoristik” i Mamaqit, dhenderit te Bigut,

    Ndaj Big Market gjendet kudo e ben si do me qytetaret, se prej vitesh ka mik KM.

  2. Edhe sa do durosh o popull ?
    Eshte buka e gojes se femijeve te tu o popull qe keto hijena e shpenzojne duke bredhin me helikopter e avion privat neper kazinote dhe bordellote e botes .
    Edhe durimi e ka nje fund . Me mire nje dite si luan sesa 100 vite si dele – Benito Musolini

  3. SHKERDHEJANI ROPT KETI POPULLI O PUSHTAT E PUSHTETIT .
    SHKERDHEJANI , DERI NE ÇASTIN QE JANE DUKE FJETUR .
    KINI KUJDES PO U ZGJUAN , NUK DO GJENI VRIME KU TE FUTENI O PUSHTA .

    1. Sa te kene gazin lotsjelles nga Serbia u hame mutin qeveritareve
      Pastaj ne jemi popull i shkelur, i shtypur, popull vari leshin, prandaj jemi ne kete gjendje

  4. Kjo eshte çmenduri!
    Gjithshka po rritet me ritme qe nuk besoj te ndodhin ne asnje vend te europes. Nuk e di ça duhet ti bejne me shume ketij populli kjo lloj klase politike.
    Ne duhet te varverohemi ne masimum e disa njerez duhet te pasurohen ne kurriz te ketij populli qe nuk pa nje dite te bardhe.
    I perkas nje brezi qe ne vitet 1992 shpresoja shume qe vendi im do te behej dhe do te jetonim si njerez normal(si te gjithe njerzit ne europen perendimore),por nuk paska qene e thene.
    Une personalisht i kam dhjere mu ne te shqiperise nuk vij me as per pushime me,nuk me duhet gje nje vend ku vetem stres perfiton dhe asgje tjeter. Fuck Edi Rama.

    1. Nuk je gabim me kete qe thua , por kete e kane then edhe mendje me te ndrituara para teje . Problemi eshte pse duhet qe themi me vite , dekada e shekuj si Konica : Shqiperi te kam dhjere ste kuptova asnjehere? Mendoj se duhet te gjejme problemin dhe fajtorin e vertete . Shqiperia nuk ka faje , eshte vendi me i bukur dhe i begate ne bote nga resurset natyrore . po ku qendron faji atehere ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *