• |
ide | kryesore

Policinë nga pas dhe shumë atentate, kush e do të vdekur Mariglen Hakën?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë tronditi sërish Fushë-Krujën ditën e sotme, ku u krye atentat ndaj anëtarit të bandës së Niklës, Mariglen Haka.

Një person ende i paidentifikuar i cili lëvizte në këmbë, e ka qëlluar me pistoletë në fytyrë. Aktualisht Haka ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Por kjo nuk është hera e parë që ndaj tij kryhet atentat, pasi mbrëmjen e 20 shtatorit të vitit 2019-të, në banesën ku ai qëndronte u qëllua mbi 100 herë me plumba, ku për pasojë mbeti i plagosur rëndë Haka dhe halla e tij Shpresa Basha 50-vjeçe, e cila më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Ndërkohë që personi që i shoqëroi në spital mbrëmjen e 20 shtatorit të vitit 2019-të Mariglenin dhe hallën e tij ishte vëllai i Durim Bamit, Valter Bami.

ÇFARË DEKLAROI MARIGLEN HAKA PËR NGJARJEN

““Më datë 21 shtator 2019, kam shkuar rreth orës 2100 në shtëpi, ku kishin ardhur për vizitë motra ime dhe halla ime Shpresa Basha. Kemi qëndruar të gjithë së bashku për darkë, aty ishte dhe djali i xhaxhait tim Egustian Haka. Gusti doli për të parë ndeshjen Inter-Milan. Ai është kthyer rreth orës 23:00, dhe ka parkuar automjetin para shtëpisë time. Erdhi tek unë dhe më tha se tek skarpati e lumit, kishte dëgjuar zhurmë. Më ka thënë hajde të dalim të shikojmë njëherë. I kam thënë Gustit dhe nipit Ervis Basha të marrin nga një elektrik dhe të kontrollonim skarpatin e lumit. Të dy kanë dalë nga banesa duke kontrolluar, ndërsa unë me hallën Shpresën kemi dalë tek porta kryesore. I kam thënë Shpresës të kthehet në shtëpi, por ajo nuk më dëgjoi. Pasi kam bërë 4-5 hapa nga porta kryesore, kam dëgjuar breshëri automatiku, po qëllohej drejt meje. Kam ndjerë që u plagosa te krahu i djathtë. Kam ikur me vrap dhe kam hyrë tek shtëpia e xhaxhait dhe i kam kërkuar atij të më dërgonte në spital, pasi po humbisja shumë gjak. Familjarët ishin të hutuar, pasi po kërkonin Ervisin dhe Gustin. Unë kam telefonuar shokun tim, Indrit Rraja që të vinte me makinë dhe të më dërgonte në spital. Nuk i kam parë personat që më qëlluan, pasi ishte errësirë. Dua të sqaroj se unë nuk kam asnjë konflikt dhe nuk dyshoj tek askush”

KUSH ËSHTË MARIGLEN HAKA

I njohur ndryshe dhe si Marklen Haka i lindur me 04.04.1991 është një personazh i njohur për policinë. Si një prej të “fortëve” të Fushë – Krujës 28 vjeçari u arrestua në Shtator vitin 2018 së bashku me disa persona të tjerë gjatë një aksioni të RENEA-s në Nikël të Fushë-Krujës. Ata u vunë në pranga për posedim pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shitjes së lëndëve narkotike. Bashkë me të u arrestua edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, pikërisht personi që sonte transportoi në Spitalin e Traumës hallën dhe nipin që ranë pre e atentatit të armatosur.

KUSH KËRKON ELIMINIMIN E TIJ?

Por kush qëndron pas atentateve që i janë bërë Mariklen Hakës. Siç dihet lufta mes bandave të Niklës dhe Fushë-Krujës, jo pak herë ka ngrënë edhe “koka” njerëzish, ku në shumicën e ngjarjeve kanë mbetur pa autor. Por gjithçka duket se nis pas vrasjes së biznesmenit Nadien Zeneli në 13 qershor të vitit 2011 në Tiranë, për të cilën Mariglen Haka ishte i dyshuar nga policia dhe u shoqërua, por më pas u lirua për shkak se dy dëshmitaret thanë se vrasësi ishte me mjekër.

ÇFARË NDODHI NË 13 QERSHOR 2011-të?

Mariglen Haka u arrestua për herë të parë më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së biznesmenit Nadien Zeneli, mbrëmjen e 13 qershorit të po atij viti, në një nga baret tek ish-Blloku në kryeqytet. I shoqëruar pas ngjarjes, i arrestuari Mariglen Haka ka mohuar vrasjen dhe ka pohuar se nuk ka qenë në Tiranë ditën e ngjarjes.

“Më ka marrë Policia më datë 14 qershor. I thanë nja dy vajzave aty: ‘A është ky ai personi?’. Ato thanë: ‘Jo, se ai (autori) kishte mjekër’. Tani s’e di unë, jam dakord me çfarë tha avokati dhe nuk kam gjë për të shtuar”, u shpreh Haka gjatë seancës 8 vite më parë. Megjithatë, Haka u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u arrit t’i faktohej vepra penale, për të cilën ishte arrestuar.

Mesa duket pavarësisht arrestimeve të vazhdueshme dhe atentateve, asnjëherë nuk ka patur një person të identifikuar nga ana e policisë, se kush e kërkon eliminimin e Mariglen Hakës./ ABC



4 Comments

  1. uuuu katunari Nikles.ne kohen e sistemit baballart e ktyre kriminel si femit e tyre nuk dinin te dilnin ne Qytetin e Fushe-Krujes.nje pjes e disa qyrramanve lidhen shoqeri me katunart e Nikles e u ben trima budallejn.por ska shtet te ja u qi robt ti burgos.esht boshatisur Fushe -Kruja pikerisht ng kta kriminel Katunar te qelbur.por po zhduken si te paret e tyre e din mir Fushe -Krujasit sa Niklagji kan shku per lesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *