• |
ide | kryesore

“SHBA e përkrah Ballkanin e Hapur, por…”, Escobar prezanton ‘kushtet’e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ishte i pranishëm përmes një video mesazhi në samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor. Escobar ka deklaruar se SHBA mbështet nismën e Ballkanit të Hapur. Më tej, emisari i SHBA-ve renditi disa nga propozimet e tij, duke iu dhënë kurajë liderëve të bashkëpunojmë me iniciativa të tjera.

“SHBA e përkrahin iniciativën Ballkani i Hapur, por iniciativa jonë mbështetet në disa pika. Së pari, duhet të punojmë jo vetëm në një bashkëpunim rajonal, por edhe në ato të integrimit të strukturave evropiane. E dyta, tregjet më të mëdha janë ato evropiane. Duhet të punojmë për një integrim më të madh evropian. Ne i përkrahim të gjitha iniciativat ekonomike që e afrojnë rajonin. E treta, besojmë se kjo duhet të jetë e hapur për të gjithë. Secila iniciativë duhet të përfshirë të 6 shtetet e Ballkanit. Kjo është një iniciative e shkëlqyer dhe shpreh të jetë më e qartë.

Unë kam disa propozime:

  • E para, ka shumë mundësi për integrime. Unë ju jap kurajë liderëve si të bashkëpunojmë me iniciativa të tjera. Me këtë ju do të kuptoni që nuk do të dublifikohen punët por do ketë punë më të mira.
  • E dyta, duhet te keni një plan për zhvillim institucional. Duhet të krijohen kushtet për investitorët. Duhet ndihmë për investitorët. Ne i përkrahim liderët e kësaj iniciative dhe të kenë më shumë interes për të bashkëpunuar.
  • E treta, ju mbështes që kjo iniciative të jetë ekonomike. Nuk është një projekt politike, me rëndësi është që të mbetet një projekt ekonomik.”, tha Escobar.



12 Comments

  1. SHBA,qe shyqyr qe e kemi, se imagjino pervec Shqiperise qe ka rene nen sundim te Edi Rames dhe qe Rama po e shkaterron(ne aspektin demografik, dhe se hpejti dhe gjenetik), te ishte edhe Kosova e varur per mbijetese nga Rama. U hapte rruge ushtrise serbe per te bere masakra ne Kosove,. keshtu qe te pakten disa komentues mos na thone pse jeni pro-amerikane. Pra, sic po thoja, politikanet amerikane nuk jane amatore si keta hajvanet Rama,AbazoVici, dhe ajo kopeja tjeter qe e vodhi dhe e rropi Kosoven deri dje (Hashimi,Isa,Ramushi),por kane nje diplomaci te hatashme, terhiq e mos keput. Edhe i jep fjalen e mire serbeve(me shprese se do mund ti shkepusi nga Rusia) edhe ne anen tjeter nuk do qe Open Ballkan te behet. KEshtu qe ta kuptojme qarte,Shba nuk e do Open Ballkan,se po ta donte aq shume, do behej deri tani, se edhe ne mos Kosova, te pakten Bosnja dhe Mali i zi do ishin pjese.

  2. Si ta thoste me ndryshe Escobar qe me mire Procesii Berlinit se sa projekti serbo-rus? Po kur thote , e perkrahim por te jene te 6 shtetet e barabata a sdo te thote me fjale te tjera qe perkrah Procesin e Berlinit (qe e konsideron dhe Kosoven si te barabarte,pra e njohur pavaresia e saj nga Serbia) dhe jo kete procesin RamoBazovic-serbo-rus, qe Kosoven nuk e do si te barabarte? Amerika eshte kunder. Ishte vetem administrata e kaluar pro, sepse Trumpnormlaisht s’ia kishte haberin ca eshte Minishengen, keshtu qe ia la ne dore lobistit serb Grenell.Sot nuk perkrahet ga shba. Ah se do ndonje pedero-matrapaz,te vetequhet si perfaqesues i Amerikes, pa qene hic,vetem se eshte shtetas amerikan, ajo eshte krejt dicka tjeter,qe e shfrytezojne per proganade ramo-abaaovicet, por qe skane lidhje me politiken zyrtare te SHBAse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *